Gëzim Boçari: Ky draftligj i kësaj qeverie është më I keq, ndaj ne protestojmë fort

639
– Zoti Boçari, Ju ishit të ftuar si palë e interesuar në takimin e sotëm?
– Disa ditë më parë, neve na kanë dërguar nga AKKP drafti i projektligjit . Kërkuam që të na njoftonin paraprakisht, se cili është grupi i punës që ka përpunuar këtë draft dhe relacionin shoqerues te draftit. Por nuk na kthyen pergjigje. Nuk arrij të justifikoj mos kthimin e përgjigjës. 

– Doni të pohoni, që ju, si grupe interesi, më para, nuk keni fare dijeni, si është hartuar ky projektligj?
– Pikërisht, këtu është truku. Shoqata “Pronesi me Drejtesi” që ne, që në vitin 2012, -13 i kemi përgatitur një projektligj që ja kemi dërguar qeverisë dhe opozitës. Ai është projektligji që e zgjidh problemin e anarkisë 24 vjeçare të pronave në përputhje me Kushtetutën, me të drejtën e pronësisë, me çfarë kërkon Konventa Europiane dhe Gjykata e Strasburgut.
– Çfarë keni parashtruar ju në draftin tuaj për zgjidhjen e çështjes të së drejtës të pronësisë?
– Parimet e projektligjit të shoqatës janë: Kthimi i pronës, të jetë detyrim i shtetit, sepse shteti i diktatures kur i morri i ka te regjistruara pronat sipas pronareve. Malli dhe prona e grabitur, i kthehet të zotit, pavarësisht se grabitësi qe është shteti i diktaturës e ka në përdorim të vet, apo e ka të disponuar në tretë. Kompensimi të bëhet vetëm për ato prona, që ne periudhen 1945-2015 janë tjetërsuar dhe përdoren për nevoja publike, psh. aty ku Enver Hoxha ndërtoi pallate, bëri rrugë, kopshte, shkolla. Për këto prona, kompesohesh me prona të shtetit, sepse shteti është pronar për 52 % të pronave. Pas vitit 1990, e gjithë prona u bë rrush e kumbulla nga politikanët që erdhën në pushtet me flamurin e demokracisë dhe praktikisht, lëvizjen demokratike të Dhjetorit e devijuan në kleptokraci, vjedhjekraci. Pas 1990, për 25 vjet ne nga çensura e mendimit politik jemi në shtet të kriminalizuar, të gjithë shkelin ligjin, duke vjedhur dhe dëmtuar më shumë se çdo gjë pronën e pronarëve të ligjshëm. Tani mungon nocioni “shtet ligjor”. Prandaj Shoqata në draftin e saj ka kërkuar që kthimi i pronave të jetë detyrim i shtetit , për ato akte, ku pas vitit 1990, prona padrejtësisht u ka kaluar personave të tretë të jetë avokati i Shtetit që me proces gjyqësor të rregullt, t’i konstatojë dhe t’i shpalli Nul juridik. Zonja Sonila Qato, kur prezantoi draftin e qeverisë tha se shteti ka marrë përsipër të kthejë pronën. Atëhere, malli i grabitur, prona që i është shtetëzuar çdo qytetari, nuk është malli i shtetit dhe shteti duhet të kthejë, e jo të spekulloje me termin kompesim. Ky draftligj bazohet në interesa klanore dhe shkel rëndë Kushtetutën. Problemi futet në rrugën e zgjidhjes nëse Kuvendi dhe Ministria e Drejtësisë do të marrë në shqyrtim draftin që i ka paraqitur shoqata këtë ja kam sugjeruar znj. Sonila Qato. Drafti i shoqatës e zgjidh anarkine e pronave pa asnjë kosto financiare për shtetin. Ndërsa zgjidhja që afron projektligji i qeverisë është i gabuar në themelin e tij.
– Ku ju e kontestoni projektligjin e kompesimit të pronave të qeverisë së tanishme?
– Ky projektligj nuk përmend fare fjalën “kthim pronash”. Ky ligj do të legalizojë vjedhjen dhe grabitjen e tokavë nga hajdutët e këtyre 24 vjetëve që përfituan nga pushteti. Ky kompesim që pretendon të bëjë tani qeveria, është në shkelje me nenin 181 dhe 41 të Kushtetutës. Kjo praktikë masive me ligj nuk ka ndodhur në asnjë vend të ishkampit socialist. Deri në 1990 në pronarët ishim në konflikt me censurën e diktaturës, tani shteti na detyron që unë të vritem me bashkëfshatarin tim që ka rrethuar dhe ka zaptuar tokën time. Me këtë ligj Qeveria i thotë, shkelësit të ligjit, pronën, ta gëzosh, edhe pse nuk ke patur kurrë dokumenta të pronësisë të asaj toke. Ndërsa mua ky ligj më thotë që ti qe prite demokracinë nëpërmjet ligjit, prite dhe respektove ligjin, do të të kompesoj. Specialistëve të AKKP mund t’i jetë mbushur mendja se kjo është drejtësia , në fakt kjo është jo vetëm padrejtësi, por shumë më thellë. Prona është atdheu im, nuk dua ta shes. Kjo nuk ndalon dikë tjetër që kur ta marrë pronën ta shesë atë. Shteti duhet të bëjë kompesim vetëm për tokat që janë tjetersuar për nevojë publike, por jo për tokat që e ka vjedhur dikush tjetër. Kjo politikë dhe ky draft kultivon popull hajdut.
– Nuk ka rrezik për konflikte sociale, nëse shteti u kthen edhe ato toka, që tashmë i kanë qytetarët e tjerë, ku jetojnë për dhjetëra vite?
– Asnjë konflikt social nuk do ndodhë. Përkundrazi. Të gjithë e duan drejtësinë. Ne jemi në anarki institucionale, sepse shteti nuk zbaton Kushtetutën. Është turp dhe me pasoja kriminale, të zbatosh standarde të dyfishta dhe ta nxjerresh Shqipërinë në ankand. Zgjidhja kërkon që të zbatohet e drejta e pronësisë për pronarin dhe e drejta e përdorimit për atë që e ka në disponim. Të drejtën e pronësisë e ka patur dhe e ka pronari dhe këtë të drejtë nuk ia ka mohuar as diktatura e Enverit. Është me pasoja të rënda kombëtare nëse ky draft që ngatërron termat e pronësisë dhe të drejtën e përdorimit dhe bën pronar atë që nuk ka të drejtë pronësie, nuk do të pezullohet.
– Gjatë hartimit të këtij draftligji për kompesimin e pronave nga qeveria, ju, si palë e interesuar, jeni ftuar të jepni mendimin tuaj?
– Jam në kontakt me drejtuesit e shoqatave dhe tjera dhe në mënyrë absolute nga AKKP nuk është marre mendim. Drejtoresha e AKP sapo gjatë prezantimit te draftit tha që në bindjen tonë, kjo është zgjidhja më e mirë. Në fakt, ju argumentova përse ky draftligj është zgjidhja më e keqe me pasoja negative sociale dhe kombëtare. Ky ligj mbyll ciklin e riciklimit të një klani në politikë dhe në ekonomi sipas udhëzimeve te Katovicës, që e ka denoncuar publikisht z. Servet Pëllumbi. Është gabim fatal që qeveria të imponojë miratim me ligj të vjedhjes dhe tjetërsimit të pronave për interesa klanore. Të paktën, për zonat turistike, ky është ligj për të vjedhur.po të shkosh në pronat e mia, atje janë bërë pronarë, ministra, deputetë, gjyqtarë, të afërm të ishprefektit, ishkryetarit të bashkisë. Unë, që kam dokumentat e ligjshme të pronësisë, kam 23 vjet që përplasem me gangsterizmin shtetëror me anarkinë institucionale, me korrupsionin dhe mafien e pronave . 
– Këto pretendime Shoqata juaj a i ka adresuar pranë faktorëve dhe institucioneve ndërkombëtare, çfarë përgjigje keni marrë?
– Shumë herë. Kujtoj se në 2013 u kemi dërguar letër 53 institucioneve ndërkombëtare. Disa kanë kthyer përgjigje psh, Stefan Fyle,thonë, që kthimi i pronës është prioritet, por, ja, kur vjen puna, bëhen ligje të tilla nga qeveria. Fjalë të mira dhe gurë në trastë.
Sigal