Gerti Shella: Epilogu i Lulzim Bashës dhe farsa e zgjedhjeve të parakohshme

85
Zgjedhjet vendore janë ne prag. Diskutimi i kandidaturave është çështje e ditës. Tirana si kryeqytet është padyshim epiqendra e interesit sa i takon emrave te kandidateve. Ndërkohe peizazhi territorial dhe administrativ në këto zgjedhje është i ndryshuar rrënjësisht falë Reformës Administrativo-Territoriale. Kush do të qeverise Tiranën? Cili duhet te jete profile i kandidateve? Ku gaboi Basha? A ka motiv ai të kërkojë zgjedhje politike në të njëjtën ditë dhe a është gati për këtë? Këto pyetje marrin përgjigje në intervistën me Gerti Shella, një nga njohësit më të mirë të qeverisjes vendore, njëkohësisht drejtor i INFOÇIP 
Z. Shella, kryetari aktual i bashkisë së Tiranës tha se nuk do kandidojë për një mandatë të dytë. Objektivi i tij tashmë është posti i kryeministrit, ku synon të mundë Ramën në një tjetër betejë pas Bashkisë së Tiranës. 
-Basha është i lirë të besojë që e ka mundur Ramën dikur dhe se do ta mundë sërish. Mua më rezulton se Ramën si kryebashkiak e mundi vetëm vetvetja pasi qëndroi për plot 11 vjet në krye të Bashkësie së Tiranës, nga 2000-2011. Që në kohën e Ramës, u provua se bashkia e Tiranës nuk mund të drejtohet veçse me kohë të plotë dhe se drejtimi njëkohësish i një partie, aq me tepër në opozite, është një disavantazh edhe më i madh. Basha e dinte këtë qysh atëherë gabimin që _enalizmi Ramën, ai “zgjodhi” t’i largohej politikes, për të qenë një kryebashkiak ndryshe, “full-time” në dispozicion të qytetarëve të Tiranës. Sot na duhet ta themi se Basha, pavarësish profilit që adoptoi, madje kundër arsyetimeve të tij, veproi njësoj. Në mes të rrugës, ai la mënjanë bashkinë e Tiranës dhe mori PD-në. Ai i braktisi qyqaret e Tiranës, pasi iu premtoi atyre krejt të kundërtën. Një gabim kur bëhet dy herë, meriton të quhet faj. Kjo e ngarkon Bashën dyfish më tepër me përgjegjësi. Në 2011-ën Basha arriti të arsyetonte publikisht se përse një administrator nuk duhet të ndjekë një axhendë politik. Sot, në 2015, Basha duhet publikisht të japë sqarime lidhur me devijancën e tij kaq flagrante. Ka vetëm dy mundësi logjike për të interpretuar në këtë pikë zgjedhjen e tij, ose arsyetimet e Bashës në adresë të Ramës kanë qenë gabim, ose ai ka gënjyer me dashje qytetarët e Tiranës (nëse arsyetimet e tij kanë qenë të drejta). Kjo është përgjigja që, të paktën unë, do dëshiroja të kisha, sa kohë jemi dhe në vigjilje të zgjedhjeve vendore, pra të momentit kur do të na duhet të gjithëve të gjykojmë të zgjedhurit tanë për atë që bënë dhe atë që nuk bënë. 
Në fakt, z. Shella, Basha në cilësinë e kryetarit të PD-ës po kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme politike në një ditë me zgjedhjet vendore. Si e vlerësoni ju këtë qëndrim të tij?
-Unë e kam ndjekur me shqetësim artikulimin e një kërkese të tillë. Ajo ka problem në disa plane dhe më lejoni që t’i rendis disa nga to më poshtë: Së pari, zgjedhjet vendore për nga natyra e tyre janë zgjedhje administrative. Politizimi i tyre nuk shkon në interesin më të mirë të qytetarëve. Nëse zgjedhjet politike janë për politikanët(të paktën për sa sugjeron vetë definicioni), zgjedhjet vendore ndikojnë direkt në cilësinë e jetës së banorëve, qofshin këtë madhorë apo të mitur. E gjitha tematika e zgjedhjeve vendore shtron për diskutim dhe zgjidhje çështje që lidhen me çerdhet, kopshtet, shkollat, rrugët, pastrimin, gjelbërimin, kanalizimet etj etj… Ngatërrimi me politikë i këtyre çështjeve bazike është një atentat ndaj interesave të qytetareve. Ai është një atentat ndaj demokracisë vendore. Prirem të mendoj se edhe në këtë rast, Basha nuk po qan hallin e qytetarëve, por ndoshta hallin e karrierës së vet. Edhe sikur vetëm për këtë arsye, kjo nuk duhet të artikulohet, e jo më të kthehet në një axhendë opozitare. Mund ta them me bindje se bërja në një ditë e zgjedhjeve vendore dhe atyre parlamentare në fakt do të ishin mënyra më e mirë, për të mos bërë as njërën as tjetrën. Edhe vetë demokracitë më të përparuar në Europë do të viheshin në vështirësi serioze të përforconin vetveten në dy plane kaq bazale, e jo më demokracia hibride shqiptare që mezi mbahet në këmbë. Së dyti, Basha vetë është mëshirimi i qartë i pamundësisë për të përmbushur një ushtrim administrativ dhe ushtrim një politik në të njëjtën kohë. Vetë Basha nuk është praktikisht as në Bashkinë e Tiranës, as në Parlament. Në të parën mungon si kryetar bashkie, në të dytën si kryetar partie. Ky është një realitet kokëfortë. Në rastin e Bashës kjo rrethanë ishte madje e parashikueshme, premisa ishte caktuar qartësisht nga paraardhësi i tij. Nëse do të ishte i zgjuar, ai do të duhet të mësonte nga gabimet e të tjerëve dhe ta kthente këtë në favor të tij. E kundërta në fakt ndodhi! Historia kur e përsërit vetveten, nga tragjedi kthehet në farsë, dhe Basha po luan aktin e fundit të kësaj farse. Së treti, nëse Basha do ta kishte pasur seriozisht propozimin për të mbajtur në një ditë edhe zgjedhje vendore edhe parlamentare, ai minimalisht duhet të kishte përgatitur qysh më parë dy platformat respektive, pra dy oferta për shqiptarët, të cilat tani duhet të ishin qysh sot në përdorim të të gjithëve. Në fakt, Basha si shef partie nuk ka identifikuar akoma as kandidatët sfidues për bashkitë që prej 8 apo 12 vitesh qeverisën nga e majta. E kotë në këtë pikë t’i pretendohet atij të shpallë kandidatët që do tentojnë të ruajnë pozitat në drejtimin e bashkive që kanë sot demokratët. Tani që braktisja e Bashkisë së Tiranës në këmbim të drejtimit të një partie u institucionalizua nga Basha, do ishte krejt logjike që, të paktën qytetarëve të Tiranës, t’ju njihej dhe respektohej e drejta të “peshojnë” mirë kandidatët e tyre në garë që mos t’ a gjejnë sërish vetën nesër të braktisur nga i zgjedhuri i radhës. Së katërti, zgjedhjet e sivjetshme vendore do të zhvillohen në kontekstin e Reformës Administrative Territoriale. Bashkitë e reja që dalin pas zgjedhjeve të 21 Qershorit 2015, do të kenë juridiksion territorial shumë të zgjeruar, shumica e të cilit shtihet në zonat rurale. Kjo sigurisht i bën këto zgjedhje shumë speciale dhe sfiduese, sikur edhe vetëm për të panjohurën që ato bartin. Oferta e kandidatëve që do të hyjnë në garë do të duhet të strukturohet e diferencuar, respektivisht për mjedisin urban dhe atë rural. Vetëm njohja/prekja fizike prej kandidatit për kryetar bashkie në Tiranë e këtyre juridiksioneve të reja, do të kërkonte më shumë kohë se sa kontakti me vetë qytetin në një fushatë normale elektorale. Ky shqetësim nuk ndjehet fare në deklaratat e Bashës. Unë do isha i predispozuar ta mirëkuptoja padijen nëse ai do kishte qenë thjesht kryetar partie, por, si kryetar i bashkisë më të madhe të vendit, kjo neglizhencë është e pafalshme. Të kërkosh haptazi t’ i mbivendosësh këtij procesi kompleks një palë zgjedhje parlamentare përsipër, do të thotë të kërkosh “të djegësh motorin” me të cilin lëvizin proceset zgjedhore në këtë vend. Basha mund të këtë gjithë motivet për t’ia bërë këtë të keqe Ramës, por kurrsesi shqiptarëve që kanë dhënë shumë nga vetja për të pasur atë pak demokraci që zgjedhjet prodhojnë, me gjithë cikliken rrënuese që politika ka mbi to. Për ta përmbyllur, gjykoj se Basha vete nuk i mbajti dot dy kunguj në një sqetull, të kërkosh që të njëjtin ushtrim ta bëjnë shqiptaret në të vetmen ditë kur ju vjen radha të flasin, është e pamoralshme. Basha nuk ka të drejte t’ju mohoje shqiptareve te analizojnë qetësisht mënyrën se si janë qeverisur nga të zgjedhurit e tyre në këto 4 vjet. Kjo do ishte në dem te demokracisë, të cilën Partia Demokratike, që Basha drejton sot e implikon që në emër. Basha, ne thelb po bën një thirrje anti-demokratike teksa kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare në një ditë me zgjedhjet vendore. Besoj që në këtë pike kredencialet tij edhe si demokrat janë venë në dyshim serioz.
Po Basha ka të drejtë gjithsesi kur thotë se i janë bllokuar fondet, apo jo z. Shella?
-Basha ka të drejtë kur pohon këtë fakt, por nuk ka të drejtë të interpretoje “viktimën” për këtë fakt. Basha erdhi me premtimin se do t’i dedikohej qytetarëve, por i’ u dedikua PD-së, duke e stimuluar antagonizmin politik në kurriz të interesave të qytetareve të Tiranës. Ne dy vitet e fundit, Basha ka ofruar vetëm retorike politike në shfaqjet e tij publike, dhe nuk ka thëne asnjë fjale si krye-administrator i Tiranës. Ai s’ ka pse shfaqet i habitur nga ajo që i ka ndodhur. Basha zgjodhi të ndiqte karrierën e tij personale dhe jo t’i qëndronte premtimeve që iu dha qytetarëve të Tiranës. Për ata që e kanë dashur dhe e kanë besuar vërtet 4 vjet më parë, kjo meriton të quhet tradhti. Do kishte qenë shumë i mirëkuptuar. Basha duhet të zgjidhte me kurajë të largohej nga drejtimi i bashkisë, atëherë kur kuptoi se, qofte edhe për shkak të bllokimit politik, nuk arrinte të përmbushte dot detyrën. Kjo do ti krijonte atij një disfatë në terma afatshkurtër, por ndoshta një fitore në terma afatgjatë. Ky vizion Bashës i mungoi. Shikoni dhe krahasoni qëndrimet e tij me ato të mbajtura nga kandidati i pavarur për Tiranën, Gjergj Bojaxhi. Kur ky i fundit u vu nen presion dikur kur ishte drejtor i KESH për çështje të caktuara, ai beri një zgjedhje/zgjidhje krejt ndryshe. Ai u largua duke thënë se në kushtet që po i diktoheshin, nuk mund të përmbushte detyrën dhe as të garantonte interesin publik. 
Cili mendoni se mund të ishte një profil optimal për një kandidat bashkie në Tiranë?
-Dialektika do diktonte në këtë rast të kundërtën e profilit që ka një kryetar partie. Pra një administrator, mundësish pa parti. Për mendimin tim, është provuar që Tirana nuk ecën përpara në kushtet e një antagonizmi politik, pra kur pushteti qendror dhe ai vendor respektivisht qeverisen nga forca të ndryshme politike. Penalizmi i qytetarëve të Tiranës ka qenë edhe më dramatik kur protagonist të roleve antagoniste kanë qenë krerët e partive të mëdha. Nga ana tjetër, në zgjedhjet e 21 qershorit të këtij viti, nuk do të jenë vetëm qytetaret e Tiranes që duhet të votojnë për kryetarin dhe këshillin bashkiak, por edhe banorët e zonave rurale, për shkak të Reformës Administrative-Territoriale. Kjo i komplikon premisat për të definuar një profil, pasi biem dakord që një djalë qyteti, edhe pse administrator i mire, me ide për zhvillimin urban e kështu me radhe, nuk do mjaftonte për të qenë një kryetar i mirë nëse nuk e kupton realitetin rural. Mendoj se në këtë pike hyjnë fort partitë në lojë, dhe një profil politik i kandidatit do të kishte qenë me i suksesshëm në mbledhje votash. Për shkak se në Tiranë, të dyja premisat ekzistojnë, një administrator i mirë, por edhe me një background politik, mendoj se do kishte shanse të mira. Personalisht do votoja për dikë i cili ka shanset më të ulëta për të qenë një lider partiak.
Të enjten e kaluar, Kuvendim miratoi ndryshimet në ligjin për qeverisjen vendore. A ka diçka që me ligj mund të rregullohej ne drejtim të garantimit të profileve serioze në drejtim të bashkive të reja që po krijohen?
-Ndryshimet ligjore që miratoi Kuvendi të enjten ishin të domosdoshme në kontekstin e Referomë Administrative Territoriale, ku komunat nuk ekzistojmë më si NJQV. Nëse po, duhet të përcaktohet papajtueshmëria e funksionit të një kryetari bashkie me mandatin e një kryetari partie. Qeverisja e Tiranës e ka faktuar empirikisht tashmë një nevojë të tillë. Ndoshta mbetet të propozohet në kuadër të hartimit të një ligji krejt të ri për Qeverisjen Vendore në Shqipëri, procesi i cili tashmë ka nisur. Po ashtu, duhet fiksuar në ligji me patjetër që krerët e bashkive të jenë të pastër dhe të panjollosur nga precedentë penale apo implikimi ne histori korruptive.