Gerti Bogdani, vizioni i ri europian në radhët e demokratëve..

744
Sigal

Të dashur miq,

Në radhë të parë dëshiroj të ndaj me ju dhe të shpreh mirënjohjen time ndaj Liderit Historik të Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, për besimin që më dha në vitin 2007 në pozicionin e Sekretarit të Marrëdhënieve me Jashtë të Partisë Demokratike. Së dyti, dëshiroj të falenderoj kryetarin aktual të Partisë Demokratike, Z. Basha, për besimin e dhëne në vazhdimin e kësaj detyre pas ndryshimeve në Partinë Demokratike në vitin 2013. Ndër vite kam patur privilegjin të përçoj zërin e çdo shqiptari, në institucionet më të rëndësishme të demokracisë botërore, në kontakt me personalitete të shquara dhe politikane, që nga Kongresi e Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Parlamenti Europian, Bundestagu Gjerman, etj, për mbështetjen e Shqipërisë në hapat e mëtejshëm të integrimit europian dhe njohjen e Kosovës.

Në këte kuadër, ndjehem i privilegjuar që detyra dhe objektivi i parë në këtë pozicion, mbrojtja e aplikimit të LDK-së së Kosovës dhe Ibrahim Rugovës, për anëtarësim në Partite Popullore Europiane u kurorëzua me sukses. Gjithashtu besoj se puna e palodhshme dhe kontributi modest bëne të mundur anëtarësimin për herë të parë te PD në Bashkimin Ndërkombetar Demokrat, IDU, në Qershor të vitit 2008. Më pas, puna paralele për ringritjen e FRPD dhe faktorizimin e saj në Shqiperi por edhe në arenën ndërkombetare për herë të parë, në vitin 2014, bëne të mundur që si Kryetar i FRPD, të zgjidhesha President i Bashkimit Ndërkombëtar i të Rinjve Demokratë, IYDU, për dy vite me radhë.

Dhe jo vetëm, në bashkëpunim të ngushtë dhe të frytshëm me YEPP, IYDU, EDS dhe DEMYC realizuam në Shqipëri disa Kongrese Rinore Botërore ku ftuam dhe prezantuam me Shqiperinë mbi 600 lidera të rinj nga çdo kënd e kontinent i botës. Gjithashtu, jam besimplotë se puna e vazhdueshme me EPP dhe dhënia e statusit të anëtarit me të drejte vote te PD në Partitë Popullore Europiane në vitin 2015, i ka dhëne forcës sonë politike një pozicion dhe rol edhe më të rëndësishëm në këtë familje të madhe politike Europiane. Të dashur miq, Une besoj se marrëdhëniet me jashtë dhe diplomacia e suksesshme nuk janë dhe nuk mund te jenë thjeshtë burokraci, por një ndërveprim i vazhdueshem për ngritjen e urave të komunikimit dhe forcimit të miqësive, si institucionale, ashtu dhe personale. Ndaj, dëshiroj të shpreh një mirënjohje të thellë për të gjithë ata kolege dhe miq të vyer me të cilët kemi bashkëpunuar në këto vite, që nga vendet me demokraci të konsoliduara e deri tek ato me demokraci shumë të brishta.

Sikundër deri më sot, jo thjeshtë për shkak të detyrës, por mbi të gjitha për shkak të vokacionit dhe parimeve personale, do të vazhdoj të kontriboj për avancimin e imazhit të Shqipërisë dhe forcimit të rolit të saj jo vetem në Rajon, por edhe me gjerë. Jam i lumtur dhe i nderuar që kam mundesinë ta bëj këtë gjë përmes një rrjeti fantastik miqsh ndërkombëtare – nga Washingtoni e deri në Bruksel – me të cilët kam patur privilegjin të bashkëpunoj ndër vite. Miq të cilët ndër vite, në kohë prosperiteti dhe në kohë të vështira kanë vizituar Shqipërine, e kanë patur në zemër dhe e kanë ndihmuar për të përballuar dhe tejkaluar e sfidat më të cilat është hasur demokracia e brishtë shqiptare. Si rezultat i një kohë të gjatë në këtë pozicion, besoj ka ardhur koha për të pranuar sfida dhe angazhime te reja, për të vazhduar të jap kontributin tim për forcimin e mëtejshëm të Partisë Demokratike. Ju garantoj ju dhe çdo anetar të Partisë Demokratike që angazhimi dhe përkushtimi në këto sfida të reja, do të jetë gjithmone maksimal dhe gjithmonë duke ruajtur parimin së të drejtat, mirëqenia dhe shpresa e munguar, jo vetëm e çdo demokrati, por mbi të gjitha e çdo qytetari të ndershëm shqipëtar, do të jetë ylli polar i punës sime.Ndaj, në këtë kuadër i kam kërkuar kryetarit të Partisë Demokratike të pranojë dorëheqjen time nga pozicioni i Sekretarit të Marrëdhënieve me Jashtë të Partisë Demokratike. Puna ime do të vijojë çdo ditë brenda dhe jashtë Shqipërisë dhe zëri im do të jetë zëri i çdo shqiptari që kërkon demokraci, vlera, drejtësi dhe mbi të gjitha shpresë për një Shqipëri, që sot ka nevojë për shpresë me shumë se çdo here tjetër!

Gerti Bogdani – Bio

Pasi mbaroi shkollën e mesme “Harry Fultz”, me rezultate të shkëlqyera dhe ‘Medalje Ari’, Gerti Bogdani vijoi studimet e larta në Universitetin Politeknik të New York-ut, ku u diplomua me ‘Nderimet më të Larta’ (Summa Cum Laude), duke u shpallur edhe fitues i Outstanding Graduate Award – ‘Medalje Ari’. Rikthehet më pas në Shqipëri, duke e filluar karrierën e tij profesionale në fushën akademike në Universitetin e New Yorkut –Tiranë.

Karrierën politike e fillon në vitin 2007, duke kandiduar për Partinë Demokratike për Kryetar të Njësisë Bashkiake nr. 10 Tiranë, një nga zonat më të vështira në Tiranë gjithmonë e fituar nga e majta. Pas një fushate inovative dhe nje procesi të gjatë, ai e fiton këtë garë duke u bërë Kryebashkiaku më i ri i zgjedhur ndonjëherë. Gjatë kësaj kohe Bogdani vazhdon edhe aktivitetin si zëdhënës politik i PD.

Në vitin 2009, Gerti Bogdani, kandidon në Zgjedhjet Parlamentare të 28 qershorit 2009, dhe zgjidhet deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë. Nga viti 2009 e në vijim, ai merr detyrën si Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, duke e ringritur këtë organizatë dhe duke e bërë Forumin Rinor faktor të rëndësishëm të jetës politike të vendit dhe duke e bërë të njohur në arenën ndërkombëtare. Në këtë kuadër Bogdani e zgjeron rrjetin e aktivizimit ndërkombëtar të FRPD dhe njëkohësisht organizon disa akitivitete vjetore dhe kongrese rinore të YEPP, IYDU e Demyc në Tiranë, duke sjellë në Shqipëri disa qindra të rinj nga e gjithë bota.

Në vitin 2011 ai zgjidhet Zv/President i “Bashkimit Ndërkombëtar të të Rinjve Demokratë” (International Young Democrat Union – IYDU) e më pas në janar të vitit 2012 Nën/Kryetar. Në Shtator 2015 ai zgjidhet Kryetar i IYDU, në Kongresin e zhvilluar në Lisbonë të Portugalisë, duke u bërë kështu politikani i parë shqiptar që mban një post kaq të lartë në një organizatë ndërkombëtare.

Njëkohësisht, që nga viti 2007 ai ka mbajtur postin e Sekretarit të Marrëdhënieve me Jashtë të PD, detyrë të cilën e ka kryer me shumë sukses duke mbështetur dhe lobuar me personalitete të shquara dhe politikanë, që nga Kongresi e Senati Amerikane, Parlamenti Europian e Bundestagu Gjerman, për mbështetjen e Shqipërisë në hapat e mëtejshme të integrimit europian dhe njohjen e Kosovës.

Në këtë detyrë ai ka arritur me sukses të mbështesë anëtarësimin e PD në Bashkimin Ndërkombëtar Demokrat, IDU, aplikimin e LDK-së për anëtarësimin në Partitë Popullore Europiane, EPP, si dhe ka kontribuar në anëtarësimin me të drejtë vote të Partisë Demokratike në EPP.

Bogdani është i njohur si një nga personalitetet më me integritet në politikën shqiptare.