Gerti Bogdani: Shtetit s’i mjaftojnë çmimet e larta, po vjedh edhe faturat e telefonit

856
Sigal

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani, në një status në rrjetin social Facebook është shprehur, se vjedhja është në çdo hap, në çmim, në shërbim, por ajo që ai thekson, është vjedhja tek faturat e telefonit, të cilët shqiptarët po e paguajnë dy herë një muaj.

Statusi i plotë

…Sikur të mos mjaftonte vjedhja në çdo hap, çmim e shërbim, tani duhet me pas kujdes edhe tek fatura e telefonit!

…Në këtë vend të vjedh ‘tregtari’ me çmimet dhe cilësinë e mallit që shet, më shumë ujë se naftë, ushqime plot hormone e nitrate të rrezikshme, ushqime që po nuk kontrollove datën e skadencës e ke vetë fajin, veshje e artikuj që të del më lirë t’i hipësh avionit/makinës/tragetit e t’i blesh jashtë Shqipërisë duke futur edhe çmimin e biletës brenda!!!

…Të vjedh shteti tek çmimi i dritave, çmimi i ujit, çmimi i naftës, çmimi i biletës së autobusit, çmimi i parkingut, taksat, gjobat që vë policia e bashkia, e çdo gjë tjetër që të shkon mendja ty!!!

…Por të vjedhin edhe tek fatura e telefonit, sikur të mos i mjaftonin çmimet më të larta se çdo vend tjetër në rajon e në Evropë! …tani edhe kalendarin e bëjnë sipas qejfit, kështu pas 13 Prillit, për këta vjen 18 Marsi, e kështu me radhë!!! …e si pa të keq, faturën e Marsit i bie që ta paguash dy herë, një herë kur kishte radhën dhe tani kur radhën e ka Prilli!!! …e sikur të kesh fatin e mirë, që rastësisht ta shohësh ketë ‘gabim’, hajde provo të gjesh zgjidhje me shërbimin ndaj klientit apo edhe në dyqanet/pikat e shitjes zyrtare!!!