Gerd Hoxha: Kontrolli i prokurorëve dhe gjyqtarëve mund të bëhej edhe me organet ekzistuese

581
Sigal

Kreu i Unionit
të Gjyqtarëve në një interviste në studion e lajmeve të Ora News

Ligji i
rivlerësimit, ose ligjit i Vetingut mund të bëhej edhe me organet ekzistuese.
Kështu ka deklaruar kreu i Unionit të Gjyqtarëve Gerd Hoxha gjatë një
interviste në studion e lajmeve të Ora News. Sipas Hoxhës edhe Komisioni i
Venecias ka thënë që disa prej strukturave nuk është e nevojshme të ngrihen.
Për kreun e Unionit të Gjyqtarëve institucioneve ekzistuese duhet ti shtoheshin
burimet njerëzore.

Gerd Hoxha tha
se “që në krye të herës ne kemi qenë kundër krijimit të këtyre organeve sepse
është një super strukturë e cila ne mendonim se ishte e panevojshme, jo vetëm
ne por edhe Komisioni i Venecias në raportin ka theksuar se disa prej
strukturave janë të panevojshme duke e mbingarkuar dhe e ndërlikuar procesin.
Ne kishim mundësi që Vetingun ta bënim edhe me ato organe që ishin. Nëse marrim
inspektoriatin e deklarimit të pasurive, inspektoriati po bënte një punë të
mirë, inspektoriatit duhet t’i shtoheshin thjesht kapacitetet njerëzore dhe
infrastruktura tjetër për të vazhduar hetimin më të thellë të gjyqtarëve dhe
prokurorëve. Gjithashtu inspektoriati i KLD apo Inspektoriati të Ministrisë së
Drejtësisë duhet t’u shtoheshin kapacitetet burimet njerëzore, pagat, trajtimet
për ata njerëz të cilët bëjnë një punë voluminoze. Edhe organeve të tjera duhet
ti ishin shtuar këto kapacitete, por kur një gjë e tillë është thënë nga ne, në
një mbledhje në Kryesinë e Kuvendit, ambasadorja Vlahutin në fund të takimit
tha që mos u shqetësoni ju shqiptarë, paratë i ka Evropa për këtë dhe do ti
bëjmë. Ndërkohë  disa ditë më vobë një
tjetër diplomati i rëndësishëm, ambasadori i Francës e kritikoi një
superstrukturë të tillë. Kështu që ne humbëm kohë, po humbasim dhe para për të
arritur një rezultat që mund ta arrinim më së miri me këto organe që kemi”.Gerd
Hoxha shtoi se Shqipëria nuk ka luksin që të bëjë çdo 10 vjet kushtetutë. Ai
tha se Vetingu duhet të fillojë edhe nga politika. Më poshtë Gerd Hoxha tha se
“këtë ka theksuar Unioni, jetëgjatësi të
reformës. Nuk e kemi luksin si shtet, si shoqëri që çdo 10 vjet të bëjmë një
kushtetutë, sepse kemi pasur ndoshta kushtetutën nga më të mirat në Europë,
kushtetutën që ndryshuam. Këta politikanë e bënë,  që janë sot, këta  po e ndryshojnë. Pse? Sepse nuk rrinin dot pa
futur duart në pushtetet e tjera dhe nëse flasim për Vetting, së pari duhet të
fillojë nga ne, por duhet të fillojë edhe nga politika. Atëhere shoqëria
shqiptare do të ballafaqohet. Cila është ajo pjesë e pushtet që ndalon apo
saboton integrimin e tij”.