George Soros mbledh “bandën” për t’i rimarrë pushtetin presidentit të ri të Amerikës

460
Sigal

Mbledhje 3-ditore me dyer të mbyllura në një hotel luksoz në
SHBA

 

George Soros dhe liberalë të tjerë të pasur, që dhanë
dhjetëra miliona dollarë në përpjekje për të zgjedhur Hillary Klinton janë
mbledhur në Washington për një takim tre-ditor me dyer të mbyllura për
diskutuar mbi ripërdorimin e shumave të mëdha të parave dhënë në fushatë për të
luftuar përsëri kundër Donald Trump.

Konferenca, e cila nisi të dielën në mbrëmje në hotelin
luksoz të Washingtonit “Mandarin Oriental” është sponsorizuar nga klubi i
donatorëve “Aleanca Demokracia” (AD), do të ketë si pjesëmarrës dhe folës
drejtuesit e sindikatave më kryesore dhe grupeve liberale, si lideren demokrate
të Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, senatoren Elizabeth Warren dhe
bashkë-kryetarin e Progresistëve të Kongresit Keith Ellison, sipas një axhendë
dhe dokumenteve të tjera të marra nga “Politico”.

Takimi është mbledhja e parë e madhe e të majtës
institucionale  pas fitores tronditëse të
Donald Trump mbi Hillary Klinton në zgjedhjet presidenciale të javës së kaluar,
dhe, në qoftë se agjenda është ndopak shenjë shqetësimi, liberalët kanë një
plan të plotë për luftë kundër Trump nga dita e parë.

Grupimi “Aleanca Demokracia” u themelua pas zgjedhjeve të
vitit 2004 nga George Soros, i ndjeri manjati i siguracioneve Peter Lewis dhe
një pjesë e vogël e demokratëve mega-donatorë, të cilët së bashku  shpenzuan dhjetëra miliona për të mbështetur
atëherë kandidatin e pasuksesshëm, John Kerry kundër presidentit të atëhershëm
George W. Bush.

Grupimi kërkon që anëtarët e tij – një grup që tani përbëhet
nga rreth 100 anëtarë- ndër të cilët titanin e financave George Soros, Tom
Steyer dhe Donald Sussman, si dhe sindikatat kryesore dhe fondacione liberale –
të kontribuojë me një shumë prej të paktën 200,000 dollarë në vit për grupet e
rekomanduara, “think tank” apo shoqata që mbrojnë interesat e liberalëve kundër
republikanëve.

Që nga krijimi në vitin 2005, “Aleanca Demokracia” ka
shpenzuar 500 milionë dollarë për një gamë grupesh, duke përfshirë grupin e
monitorimit të medias “Media  Matters”,
grupin e advokimit  të politikave Qendra
për Progresin Amerikan dhe firmën e të dhënave “Catalist”, të gjitha të
drejtuara nga aleatët e Hillari Klinton të cilët pritet të dërgojnë përfaqësues
në mbledhjen tre ditore të “Aleanca Demokracia”.

Një nga pikat e axhendës e të martës në mëngjes është “bisedë
me George Soros” në të cilën George Soros rikujton përvojën personale gjatë “Holokaustit”
dhe komunizmit sovjetik në kontekstin e përgatitjes për një presidencë të Donald
Trump.

Axhenda nënvizon se tregtari miliarder i monedhave, i cili u
rrit në Hungari, “ka përjetuar nazizmin dhe komunizmit dhe ka kushtuar jetën e
tij për mbrojtjen e llojeve të shoqërive të hapura në mbarë botën që janë të
kërcënuar tashmë në vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

 

Keneth P. Vogel/ Politico

(http://www.politico.com/story/2016/11/democrats-soros-trump-231313?hl=1&noRedirect=1)