“Gentin nuk e propozoi Kosova por Batoni, Rama t’i kërkojë falje veç atij”

599
Sigal

Nga Berat Buzhala

Ne Kosove, nese flasim me gjuhe popullore, qasja e Edi Rames, por edhe e Batonit Haxhiut, karshi Gent Cakes, ishte kjo: Mish per top.

Edi Rama nuk ka nevoje me i kerku falje Kosoves per pamundesine e emerimit te Gentit ne krye te Ministrise se Puneve te Jashtme. Me sa kam une njohuri Genti nuk po emerohej aty si Minister i Puneve te Jashtme te Kosoves, por si minister i Puneve te Jashtme te Shqiperise. Rama, e Batoni, as nuk i kane borxh Kosoves e as Kosova nuk iu ka borxh atyre.

Fatkeqesia, e per kete me vjen shume keq, eshte qe Genti u perdore nga Rama, ndoshta edhe nga Batoni, per qerim hesapesh te brendshme. Kane mendu, qe duke e propozu nje djale nga Kosova per kreun e diplomacise, do te perfitojne nga simpatia patriotike. Mirepo me kerku meshire ne raste te ketilla eshte naivitet.

Gentin nuk e ka propozu populli i Kosoves, ne nje referendum, per Minister te Puneve te Jashtme. Gentin, po besoj, e ka propozu Batoni. Prandaj Edi Rama mundet me i kerku falje vec Batonit.