Gent Cakaj, i zgjedhuri i kryeministrit Rama për ministër i Jashtëm është pro ndryshimit të kufijve në Ballkan

535
Sigal

Propozimi i Kryeministrit Rama për të emëruar si ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakajn, ka ngjallur jo pak reagimin në ambientin politik dhe mediatik. I cilësuar nga Rama si “gjeni”, ministri i propozuar ka dhënë një intervistë disa muaj më parë në “Klan Kosova” përballë analistit Baton Haxhiu, ku flet për ndryshimin e kufijve dhe zgjidhjen e konflikteve mes vendeve fqinje. Propozimi i Kryeministrit Edi Rama për të emëruar si ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakajn, ka ngjallur jo pak reagimin në ambientin politik dhe mediatik. I cilësuar nga Rama si “gjeni”, ministri i propozuar ka dhënë një intervistë disa muaj më parë në “Klan Kosova” përballë analistit Baton Haxhiu ku flet për ndryshimin e kufijve dhe zgjidhjen e konflikteve mes vendeve fqinje. Në intervistën e tij, Cakaj thekson se korrigjimi i kufijve është një terminologji e cila është në përputhje me fokusin e Bashkimit Evropian dhe që ka për qëllim definimin rigoroz të linjave të kufirit.

Deklarata e ministrit të propozuar, Gent Cakaj:

Ndryshimi i kufijve, semantikisht nuk është thjeshtë një operacion linguistik për ta relativizuar çështjen e këmbimit territorial, por situata ka evoluar tutje. Evoluimi i parë është sepse po konceptohet në suaza të korrigjimeve të përgjithshme territoriale që janë duke ndodhur në Ballkanin Perëndimor. Shqipëria ka çështjen e hapur të detit me Greqinë, Kosova çështjen e hapur të kufirit tashme me Serbinë dhe kjo është konceptuar të jetë komplementare me politikat e Bashkimit Evropian. Ndonëse natyra e kontesteve është e ndryshme, sepse janë tri lloje të kontesteve bilaterale në rajon, e para-është kontestet e trashëguara që prej vitit 1940, kur Greqia miraton Ligjin e Luftës me Shqipërinë dhe ai formalisht është ende në fuqi. Këto janë konteste të trashëguara prej Luftës së Dytë Botërore, janë konteste e zëmë mes Kroacisë dhe Sllovenisë që sot janë anëtare të BE-së, të cilat janë trashëguar prej shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, përkatësisht kontestet e tyre territoriale dhe janë konteste të tjera dhe me funksionalitetin e shtet ndërtimit, siç është rasti i fundit i funksionalitetit në Bosnje dhe shtet-ndërtimit në Kosovë. Por çështja është që duke e pasur parasysh fokusin e Bashkimit Evropian në mbylljen e kontesteve bilaterale, korrigjimi i kufirit është konceptuar si një terminologji, e cila mund të interpretohet kompatibile me trendin e difinimit rigoroz të linjave të kufirit.