Genci Gjonçaj në Bundestag: Sfidat e integrimit të Shqipërisë në BE

988
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genci Gjonçaj, së bashku me përfaqësues të OSBE-së në Tiranë, zhvilluan një vizitë tri ditore me qëllim forcimin e bashkëpunimit mes dy parlamenteve tona. Gjonçaj u prit në takim nga Dr. Horst Risse, Sekretar i Përgjithshëm i Bundestagut Gjerman, ku u trajtua rëndësia e shkëmbimit të përvojave dhe çështje të bashkëpunimit mes dy parlamenteve. Gjonçaj vlerësoi bashkëpunimin aktual, theksoi sfidat e shtetit shqiptar në kuadër të integrimit evropian dhe nënvizoi rëndësinë e mbështetjes së parlamentit gjerman në procesin e negociatave. Dr. Horst Risse konfirmoi vullnetin e parlamentit gjerman për mbështetjen e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian dhe ofroi ndihmën dhe bashkëpunimin e parlamentit gjerman në procesin e reformimit dhe përmirësimit të shërbimeve të parlamentit shqiptar. Gjithashtu, delegacionit shqiptar j`u prezantua procesi legjislativ gjerman, si dhe evoluimet dhe sfidat e Bundestagut dhe administratës së tij. Në takim u shkëmbyen përvoja mes të dy parlamenteve, sa i takon procedurave, instrumenteve dhe roleve të shërbimeve të Kuvendit në ofrimin e një shërbimi sa më cilësor për deputetët dhe parlamentin.