Genc Pollo dhe Milena Harito, në sherr për meritat

434
Sigal


TIRANË-
Publikimi i raportit të organizatës ndërkombëtare “Reporterë pa Kufij”, ku Shqipëria ka ngjitur disa shkallë (nga 102 vende në vendin e 85 të indeksit), ka futur në sherr PS dhe PD për meritat. Zëdhënës të këtyre qëndrimeve ishin Milena Harito dhe Genc Pollo. “Përmirësimi i situatës së medias së fundi, është krahas të tjerave, rezultat i një klime të re të qeverisë së majtë me mediat”,- u shpreh mes të tjerave Harito. Ndërsa Genc Pollo pohoi: “Z. Rama është Kryeministër në muajin e gjashtë dhe nuk ka një sukses për të demonstruar. Kështu ai kapet pas çdo lajmi të mirë dhe e paraqet si arritje të tij. Sot, përmes ministres Harito, na tha se përmirësimi i renditjes së Shqipërisë për lirinë e shtypit për vitin 2013 (raporti vjetor i Reporterëve pa Kufij) është meritë e qeverisë socialisto-integriste. Edhe pse qeveria e tij zuri vetëm çerekfundin e vitit. Edhe pse e vetmja gjë që realisht ka bërë kjo maxhorancë është tentative për të kapur AMA-n në favor të klientëve mediatikë”.