Gazsjellësi TAP, Lu dhe Vlahutin vlerësojnë sa përfitim do të kenë shqiptarët

632
Ambasadori amerikan Donald Lu dhe ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin, kanë folur sot për projektin e Gazsjellësit Trans-Adriatik TAP, për përfitimet që do të kenë shqiptarët prej tij.

Ambasadori Lu vuri në dukje se Gazi tregon fuqinë ekonomike të vendi, se SHBA e ka mbështetur projektin dhe se konsumatorët shqiptarë do të paguajnë më pak: “Jemi shumë afër realizimit të këtij projekti”, shtoi ai.

Kurse, Vlahutin theksoi se gasjellësi do të krijojë një linjë të sigurtë energjie.
Sigal