Gazment Bardhi: Me ligjin Antimafie, do të verifikohen të gjitha nga kontratat e koncesionit

636
Sigal

Gazment Bardhi këshilltari ligjor i PD-së pohoi, se PD-ja në qeverisje do të çojë para drejtësisë të gjithë përgjegjësit e shpërdorimit të fondeve publike nëpërmjet koncesioneve korruptive, përmes ndryshimeve në ligjin antimafia. “Do të verifikohen të gjitha nga kontratat e koncesionit, prokurimit publik, PPP-të, aktet e lejet, licencat, për shfrytëzimin e pasurive publike, të cilat dyshohen se janë dhënë në kundërshtim me ligjin, në shkelje të procedurave konkurruese publike. Pra, çdo kontratë koncesioni, e cila ka pasur vetëm një konkurrent do të duhet t’i nënshtrohet kontrollit. ” – u shpreh Bardhi. Ai theksoi se ky ligj është në interesin e çdo shqiptari, për shkak se paratë e përfituara në mënyrë korruptive dhe klienteliste do të kthehen atje ku e kanë vendin: Në buxhetin e shtetit për t’u përdorur për investime.