Gazetarja Lala tregon si nisi investigimi për shit-blerjen e votave

510
Sigal

Gazetarja Klodiana Lala, autorja e investigimit dhe publikimit të përgjimeve të publikuara nga BIRN dhe Zëri i Amerikës, mbrëmjen e sotme tregoi se si ka nisur investigimi.

E ftuar në studion e emisionit “Opinion”, ajo tha se investigimi ka nisur para dy muajsh dhe ka marrë shkas nga një deklaratë e Astrit Avdylaj në sallën e gjyqit, i cili ka deklaruar se ka njohje me pushtetarë socialistë.

Sipas gazetares përgjimet për anëtarë të familjes Avdylaj janë voluminoze, pasi çështja ka tre vite që hetohet. Lala tha se nga përgjimet ka rezultuar se vëllezërit Avdylaj janë të interesuar edhe për zgjedhjet në federatë (FSHF) dhe jo vetëm për zgjedhjet parlamentare. Ajo u shpreh se në këto telefonata të përgjuara ka dalë edhe miqësia me kryetarin e bashkise se Durresit, Vangush Dako.