Gazeta Telegraf/Vendime absurde të shtetarëve, për të maskuar dhe spostuar nga përgjegjësia ligjore, zullumet e tyre antiligjore

570

Ditmir Bushati e kthen Ministrinë në OJF private, i delegon tenderët shefes
juridike Etleva Haka

 Përparim HALILI

 Vendimet e “Rilindjes”, nga “gërma” e parë deri tek e fundit, nuk është
vështirë t’i kuptosh që kanë si përmbajte qëndrime, të cilët bien “erë”
klientelizëm interesash e marifetesh të kamufluara, për të maskuar dhe spostuar
nga përgjegjësia ligjore zullumet e titullarëve të lartë të pushtetit në
lojërat e tyre të përfitimit nga pazaret pa iu futur… “gjemb në këmbë”, duke
u përcjellë firmat dhe vulat zyrtare të kompetencave të tyre tek vartësit e besuar
që në fakt trajtohen e bëhen “bedel” që në fund përballen me ligjin. Përditë miratohen
vendime e urdhra fiktivë, për të krijuar përshtypjen sikur me to i shërbehet
popullit dhe vendit, sikur luftohet krimi është nën kontroll të plotë, sikur
siguria e territorit është nën kontroll, sikur nderohen familjet e policëve të
vrarë, sikur luftohet varfëria, sikur punohet për uljen e papunësie, sikur
investohet për shëndetësinë, arsimin, sikur modernizohen doganat e tatimet,
energjia, uji, kanalizimet, ushqimet etj. Sot po publikojmë disa raste
vendimesh e urdhrash të tillë, të paraqitur si “ligjor” duke u maskuar pas
shpalljes në “Fletore Zyrtare”.

 

Ministri Bushati i dorëzon shefes juridike Etleva Haka, vulën dhe firmën
e tenderëve deri 8 milionë lekë

 

Mund të bëhet një delegim kompetence nga titulli i lartë i një ministrie
e qeverie sipas ligjit, vetëm për firmosje vendimesh, urdhrash, aktesh e
udhëzimesh, vetëm në rastet kur titullari nuk gjendet brenda Shqipërisë dhe
miratimi duhet urgjent. Por nuk mund të bëhet delegim kompetencash, kur titulli
gjendet në zyrë, ngjitur me vartësin të cilit i delegon kompetencat e për më
tepër, për firmosje tenderësh që nuk janë kompetencë ligjore e zyrtarit, i cili
ka konflikt interesi me këto firmosje. Këtë “zullum” e ka bërë qysh në 8 gusht
2016, Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, duke i deleguar kompetencat e
firmosjes së tenderëve, zonjës Etleva Haka, me detyrë D
rejtore e Drejtorisë së Çështjeve Juridike dhe Shërbimeve
të Brendshme. Sipas urdhrit të delegimit që ka lëshuar OJQ-isti ministër Ditmir
Bushati, Drejtorja Juridike e Ministrisë së Jashtme, e skeduara prej drejtësisë
Etleva Haka, ka të drejtën e plotë institucionale, që në emër të ministrit dhe
ministrisë të hartojë, të vulosë e të firmos si titullare e Autoritetit
Kontraktor (Ministria e Punëve të Jashtme) çdo tender që bëhet në këtë
ministri, vlera e të cilit është më e vogël se 8 milionë lekë, ndërkohë që kjo
njëherazi është shefe juridike, që përcakton bazën ligjore dhe nuk mund të jetë
edhe shefe e tenderëve, pa harruar që zonja Etleva Haka, të cilës ministri
OJF-ist i ka varur “mëlçitë në qafë” është ish-shefe juridike e firmës greko-italo-australiane-indiane
me administrator
personin në kërkim ndërkombëtar me Nr.
742, mafiozin Nicholas Lazaro Leolopulos (Leopoulos), dënuar në Shqipëri
me 12 vite burg, konfirmuar ky fakt tashmë me Vendimin e Gjykatës së Lartë Nr. 53201-01133-00-2010
i Regj. Themeltar dhe me Nr. 00-2013-882 i Vendimit (39), shpallur në seancën
gjyqësore, të datës 06. 02. 2013.

 URDHËR

Nr. 360/2, datë 3.8.2016

PËR DELEGIM KOMPETENCASH PËR PROCEDURAT E PROKURIMIT PUBLIK

Mbështetur në Nenin 102,
pika 4 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në ligjin 23/2015, “Për
shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, në Nenet 22 e vijues, të
ligjit nr. 44, datë 30.4.2015, “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës
së Shqipërisë”, ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të
ndryshuar, dhe vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 914, datë 29.12.2014,
“Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”,

URDHËROJ:

1. Delegimin e
kompetencës së titullarit të Autoritetit Kontraktor, Ministria e Punëve të
Jashtme, drejtorit të Drejtorisë së Çështjeve Juridike dhe Shërbimeve të
Brendshme, znj. Etleva Haka, për nënshkrimin e akteve të procedurave të
prokurimit, vlera e të cilave, brenda një viti kalendarik, është më e vogël se
800,000 (tetëqind mijë) lekë.

2. Këto kompetenca do të
ushtrohen nga data e daljes së këtij urdhri.

3. Drejtori i DÇJSHB-së
nuk mund të nën/delegojë këto kompetenca.

4. Delegimi i
kompetencave mbaron me revokimin e aktit të delegimit, si dhe me pushimin e
ekzistencës së organit delegues apo të deleguar.

Ky urdhër hyn në fuqi
menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

MINISTRI I PUNËVE TË
JASHTME

Ditmir Bushati

Sigal