Gazeta Telegraf/ Vangjush Dako i jep titullin “Mirënjohja e Qytetit” fondacionit humanitar “Misioni pa Kufij”

89

 

Është zhvilluar në Durrës konferenca ndërkombëtare e
fondacionit humanitar “Misioni pa kufij” ku kanë marrë pjesë drejtues të degëve
të këtij fondacioni nga shtete të ndryshme të botës. Në këtë konferencë ka qenë
i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, i cili në
fjalën e tij përshëndetëse ka vlerësuar maksimalisht kontributin e këtij
fondacioni gjatë 20 viteve aktivitet në Durrës në ndihmë të familjeve në
vështirësi në qytetin tonë: “Duke marrë parasysh gjeografine e misionit në botë
ju, mund të kishit qytete të shumta për të zgjedhur dhe kjo më shton akoma më
tepër mirenjohjen për t’ju falenderuar në zgjedhjen që keni bërë. Misioni që
organizata juaj ka marrë përsipër kërkon një përmasë dhe një dimension tjetër;
atë human. Mjaft të ndjekësh kontributin tuaj ndër vite  dhe konstaton me
lehtësi  atë punë aq të lavdërueshme që shtrihet deri në çdo hallkë delikate
të qytetit. Në këto mbi dy dekada punë ne Durrës dega juaj në Shqipëri është
bërë strehë për familjet e varfëra në nevojë, por pikë mbështetjeje edhe për
organizata, shoqata, institucione të kultit e institucione publike, duke
kontribuar për të zgjidhur probleme dhe rrjedhimisht duke ndikuar ndjeshëm në
probleme nga më jetësoret dhe emancipimin e transformimin e shoqërisë. Ne si
bashki  kemi vendosur marrëdhënie institucionale e njerëzore dhe e kemi
ndjerë nga afër edhe në situata të vështira ndihmën dhe përkrahjen e
organizatës suaj. Ne vlerësojmë shumë ndihmën e vazhdueshme për komunitetin e
rreth 250 familjeve në nevojë  të programit “Family to Family”, 
ndihmën tuaj jo vetem për zgjidhjen e problemeve të emergjencës por edhe
integrimin denjësisht në shoqeri  të këtyre familjeve. Misioni ka ndihmuar
edhe me pajisje për spitalin e qytetit, shkolla, rrjetin e kopshteve e çerdheve
dhe vecanërisht në situata emergjente.  Prandaj  unë jam sot
këtu  për të shprehur këtë mirënjohje dhe bindjen time të thellë se ky
bashkëpunim i frytshëm, aq i ndjeshëm për shtresat në nevojë të qytetit tonë,
do të vazhdojë edhe në të ardhmen.” Pas fjalës përshëndetëse kryebashkiaku Dako
i ka dhënë fondacionit “Misionit pa Kufij” titullin “Mirënjohja e Qytetit”, që iu
dorëzua presidentit të këtij fondacioni, me motivacionin “Për shërbime të
shquara në qytetin e Durrësit në ndihmë të komuniteteve dhe shtresave në nevojë
dhe për kontribute të vazhdueshme në fushën e arsimit dhe shëndetësisë gjatë
periudhës 1992-2016”.