Gazeta Telegraf/ “The Economist”: Shqipëria, qendër kryesore e kanabisit në Europë

462
Sigal

 

Ai që duhet të ishte një
shkrim-reklamë për punën e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri është kthyer në
një “boomerang” për të dhe kryeministrin Edi Rama. Pavarësisht se kryeministri
Rama, duke përmendur “raporte të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe të
Guardia Di Finanza-s italiane”, vijon të thotë se kanabisi në territorin e
vendin është reduktuar ndjeshëm, situata duket ndryshme. “Shqipëria është një nga
qendër e madhe e tregut të drogës në Europë”, shkruhet në një artikull të
publikuar sot nga revistat prestigjioze “The Economist” në versionin online,
shkruan Syri.net. Artikulli është shkruar pikërisht nga një prej gazetarët e
ftuar nga ministri Tahiri në aksioni anti-drogë në Tragjas të Shkodrës disa
javë më parë. “Vendi ka qenë prej kohësh një bazë nga e cila bandat kriminale
kontrabandonin çdo gjë, nga cigaret te heroina, kokaina, kanabisi dhe
substancave të tjera të paligjshme në pjesën tjetër të Evropës, sipas Qendrës
Evropiane të Monitorimit për Drogën dhe Varësinë nga Droga. Gjithnjë e më
shumë, Shqipëria është bërë gjithashtu një prodhues i madh i kanabisit në
natyrë, që është shpërndarë me ndihmën e një rrjeti kompleks të grupeve të
organizuara të krimit shqiptar”, shkruan “The Economist”. “Një nga
destinacionet më të mëdha është Italia, ku droga kontrabandohet me anë të
skafeve, kamionëve dhe aeroplanë privatë”, shkruan revista dhe vërtetësia e
kësaj është e lehtë për t’u provuar: mjafton të klikosh në mediat italiane.
“The Economist” prek debatin politik në vend rreth kanabisit, aksionet e
policisë, Lazaratin, Dritan Zaganin, ministrin Tahiri dhe një burim diplomatik
anonim që thotë se: Problemi i kanabisit në Shqipëri është “duke u përkeqësuar”.