Gazeta Telegraf/ SHBA:Mbahet sot dueli i parë presidencial

482
Sigal

Gazeta Telegraf/


Debati
i sotëm do të nisë në orën 21:00, sipas kohës lokale, në kanalin NBC dhe do të
moderohet nga Lester Holt. Ai pritet të hapë një varg të gjerë temash, nisur
nga siguria kombëtare deri te rritja ekonomike.

Deri në zgjedhjet e nëntorit do
të ketë tre debate presidenciale dhe një ndërmjet kandidatëve për
nënpresidentë, demokratit Tim Kaine dhe republikanit Mike Pence.

Debatet
televizive presidenciale kanë nisur në vitin 1960 me Richard Nixonin dhe John
Kennedyn. Qysh atëherë, debatet kanë pasur ndikim, por jo të domosdoshëm, në
zgjedhjet presidenciale.

Debati
do të jetë moment kyç për Trumpin, i cili në javët e fundit i është afruar
Clintonit në sondazhe.