Gazeta Telegraf/ Reagimi i Ministrisë së Shëndetësisë

401
Sigal

Ngjarja nuk ka ndodhur për shkak të neglizhencës së mjekëve, as prej mungesës
së pajisjeve e shërbimit

 

Duke i shprehur ngushëllimet familjes dhe të afërmve për humbjen e njeriut
të tyre të dashur dhe foshnjës së saj, Ministria e Shëndetësisë siguron se do të bëjë
gjithçka është e mundur për të hedhur dritë mbi ngjarjen tragjike. Por, është
për të ardhur keq që Partia Demokratike gjen kurajë për të përdorur për
përfitime politike të ditës dhimbjen e natyrshme njerëzore të shkaktuar nga
ngjarja e rëndë e humbjes së jetës së një nëne dhe foshnjës së saj. Ministria e Shëndetësisë ka informuar opinionin publik për të gjithë ecurinë e ofrimit
të shërbimit të kujdesit shëndetësor për pacienten A. Ç., qysh prej momentit të
paraqitjes në shërbimin e urgjencës së SUOGJ “Koço Gliozheni” dhe deri në
momentin e konsultës së fundit të mjekëve specialistë. Ashtu siç kemi bërë me dije edhe më
herët për opinionin publik, Ministria e Shëndetësisë ka vënë menjëherë në
dispozicion të autoriteteve të drejtësisë të gjithë informacionin e nevojshëm,
duke mundësuar nisjen e një procesi gjithëpërfshirës të hetimit dhe zbardhjes
së ngjarjes. Dëshirojmë të
rikonfirmojmë sërish për opinionin publik se, bazuar në të gjitha faktet
dhe informacionet e mbledhura, ngjarja nuk ka ndodhur as për mosprezencë të
personelit mjekësor të shërbimit të urgjencës apo të qendrave universitare
mjekësore në Tiranë, as për mungesë të infrastrukturës diagnostikuese, as për
mungesë barnash apo materialesh mjekësore të nevojshme për trajtimin e
pacientes në fjalë dhe as për mungesë të ofrimit të shërbimit të autoambulancës