Gazeta Telegraf/ Pranimet në universitete, Rrokaj: Rregullat e lojës vendosen që në fillim

434
Sigal

 

Kandidati për kryetar të Lëvizjes Socialiste për Integrim,
Shezai Rrokaj zhvilloi një bashkëbisedim me të rinjtë e LRI-së. I pyetur lidhur
me procedurat e arsimit të lartë Rrokaj theksoi se duhet kërkuar një arsim që i
qartëson rregullat e lojës që në fillim dhe duke i rikthyer shpresën të rinjve.
Ne duhet të kërkojmë një arsim që i qartëson rinisë rregullat e lojës qysh në
fillim, tha Rokaj dhe jo si udhëzimet që erdhën për pranimet në universitet. Ne
duhet t’i kthejmë rinisë shpresën. Ne nuk kemi të drejtë t’ia vrasim rinisë
shpresën. Dhe shpresa asaj i kthehet kur arsimohet më mirë, kur i sigurohet
jeta më mirë, kur punësohet më mirë, kur ndërtojmë një shtet të sipërmarrjes,
kur e drejta nuk blihet me para ose me pushtet. Pra rinisë duhet t’i jepet ajo
që i takon. Por në demokraci asnjëherë gjërat nuk jepen. Në demokraci e drejta
fitohet Shezai Rrokaj foli për garën që po zhvillohet brenda strukturave të
Lëvizjes Socialiste për Integrim ku në datën 6 nëntor do të zhvillohen
zgjedhjet për kryetarin e ri të kësaj force politike. Sipas z. Rrokaj, kjo nuk
është një garë ndërmjet individëve por një garë ndërmjet mendimeve që të japi
sa më shumë produktivitet për LSI-në. Rrokaj shtoi se “kryetari i partisë, Ilir
Meta është projektues, nuk e ka marrë si trofe nga të tjerët LSI-në. Është një
vlerë e jashtëzakonshme. LSI është pasuri kombëtare dhe është pasuri e të
gjithë neve. Dhe në këtë kuptim të gjithë duhet të shtojmë nga pak për ta bërë
këtë projekt, këtë parti, një forcë të madhe. Kështu që unë nuk jam në garë me
Ilir Metën, jam në garë me mendimet dhe me alternativat që do të shpalos dhe në
fund të ditës do ta nxjerrin fituese LSI-në. Modelet e përfaqësimit për të
rritur cilësinë e drejtimit. Sepse vetëm duke ofruar alternativa ne e bëjmë
partinë më të fortë, më të shëndoshë, me të ardhme më të siguritë për
qytetarët. Në qoftë se unë do të arrijë që të jem i kënaqur me mendimet që do
të shpalos, unë garën e kam të fituar”.