Gazeta Telegraf/ ORCA çel aplikimet për grante në bujqësi për Ballkanin Perëndimor

520
Sigal

Gazeta Telegraf/ 

ORCA, (Organizata e Vendeve Rajonale për Respektin dhe
Kujdesin e Kafshëve) partnerë të së cilës janë Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe
Mali i Zi, ka çelur thirrjen e aplikimeve të projekteve inovative në bujqësi,
për dhënien e e granteve, OJF-ve nga Shqipëria, në fushën e bujqësisë së
qëndrueshme. ORCA në një njoftim për shtyp fton organizatat e shoqërisë civile
të paraqesin konceptet e tyre lidhur me nismën për idetë inovative në një nga
fushat e bujqësisë së qëndrueshme: për cilësi të ujit, tokës, kulturave të
prodhimit, prodhimi blegtoral, menaxhimi i mbetjeve dhe energjisë, siguria
ushqimore, mbrojtja e konsumatorit, biodiversiteti dhe ruajtja e natyrës,
mirëqenia e njerëzve që punojnë në bujqësi. Koncepti (Concept note) duhet të
jetë iniciativë inovative, e cila në mënyrë të qartë dhe të besueshme, tregon
rëndësinë e bujqësisë së qëndrueshme dhe aspektet e saj. Organizata bën të
ditur se, me rëndësi të veçantë është pjesëmarrja aktive e vendimmarrësve,
publikut të gjerë dhe grupeve të interesit. Ndërsa afati i aplikimit për të
pesta vendet Serbi, Mal të Zi, Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë, është data 10
tetor 2016. Shuma e granteve është 15 000 – 25 000 euro për çdo grant. Bujqësia
është një nga shtyllat më të rëndësishme ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor,
sepse kjo përbën pjesën më të rëndësishme të produktit të brendshëm bruto
(15-25%), dhe toka bujqësore mbulon 40-60% të territoreve të këtyre vendeve. Në
mënyrë që bujqësia të jetë e qëndrueshme, ajo duhet të jetë ekonomike, sociale
dhe mjedisore.