Gazeta Telegraf/Mafia e plehrave riciklon organizatat joqeveritaretë shpërblyera nga qeveria për dështimin e referendumit

559
Sigal

Politika “zhyt” ushtrinë e
shoqërisë civile në “koshin e plehrave” të importit, me sponsorizim të mafies
po i quajnë “mbetje” dhe jo plehra

 

Pazar i OJF-ve për referendum kundër plehrave, por 6 muaj para zgjedhjeve
nuk lejohet referendum

 

Përparim HALILI

 

Ligji i importit të plehrave u miratua me aq vota sa ka realisht
“Rilindja”, plus 3-4 “vota-bishtrat” e tjera që lëpihen pas posteve shtetërore
e administrative që u premtohen prej kupolës së miratuesve të këtij ligji. Ky
është një ligj që krijoi debate në opinionin shqiptar dhe pak teatër-debat
fiktiv sa për dekor kundërshtues brenda politikës. Ajo që mbeti në këtë skenar
të qelbur të importit të plehrave, ishte miratimi i ligjit. Ky ligj, u tha se u
pranua edhe prej shoqërisë civile, pra prej asaj pjese të shoqërisë civile që
është “ushtare” e pushteteve politike dhe ekzekutive, që ecën me urdhra dhe “hap
rreshtor” përpara saj, në shkëmbim të fondeve dhe emërimeve të familjarëve të
tyre në detyra shtetërore. Konkretisht, një pjesë e shoqërisë civile, ajo që
hodhi firmat mbi letrën e qelbur të projekt-ligjit të plehrave, ka dalë edhe
dje në media, duke deklaruar se, plehrat që do të vijnë nga importi, nuk janë
plehra, por sipas profesorëve të molepsur të OJF-ve, shkencërisht ato quhen
“mbetje”. Qoftë shkencërisht, qoftë popullorçe ato “plehra”, mbasi çdo mbetje që
hidhet quhet “plehrë”, siç quhen edhe disa sahanlëpirës që kanë krijuar OJF-të
mjedisore  jo si “shoqëri civile” aktive
e oponente reale me padrejtësitë dhe abuzimet, por si “mbetje” të shoqërisë së
përpara vitit 1990 që nuk përfillen as në familjet e tyre. Pikërisht ky “llum” që
qëndron në krye të OJF-ve
mjedisore
kukulla të blera prej politikës, në këtë rast “
mbylli gojën” paçka se 3 vite më parë  qëndronte si “gur” i fortë, për të
ndalur importin e plehrave, por që
pas
miratimit të tij prej “Rilindjes”,
pronarët xhambazë të këtyre OJF-ve
“familje”, treguan se janë krijuar me synimin që të zhvatin miliona lekë,
dollarë, paund dhe euro fonde, duke bërë “beteja” mjedisore false
.

 

Skenari i “Rilindje” me OJF “llum”, lojë me referendumin kundër ligjit të
plehrave

 

Ka një tallje me shqiptarët, të ideuar e të hedhur në
veprim prej OJF, natyrisht të sponsorizuar prej kupolës së “Rilindjes” e cila 3
vite më parë shfuqizoi me “ceremoni” ligjin e plehrave dhe sot pas 3 vitesh
e  miratoi me lëpirje ndaj mafies së
plehrave dhe me quravitje justifikuese komike e të turpshme përballë shqiptarëve
që i besuan kësaj hipokrizie në qershor 2013. Çfarë kanë inskenuar “Rilindja”
dhe OJF që ulërijnë formalisht në emër të mjedisit e që këto ditë, po mbrojnë
importin e plehrave, duke i quajtur “mbetje dhe jo plehra”? Batakçinjtë që kanë
në pronësi logot, vulat dhe firmat e këtyre OJF-ve, pas miratimit të ligjit të
importit të plehrave, kanë dalë me “tezën” e kundërshtimit (rrëzimit) të këtij
ligji me “referendum”. Sipas tyre, ky aksion referendar i stër-përsëritur gjoja
kundër importit të plehrave, ka rezultuar një HIÇ. Pse? Sepse OJF-të lëpirëse
kolltuqesh e shtetarësh, si atëherë edhe sot kanë bërë lojëra dhe pazare me politikën
e pushtetet, duke mbledhur fiktivisht firma popullore me moton protestuese kundër
importit të plehrave, por duke i hedhur ato në koshin e plehrave. Këtë skenar
dështak e të paguar, po synojnë të bëjnë edhe tani. Me porosi dhe financime
milionash hashashi, krerët me shalle e kapele “republike” që komandojnë dhe
përdorin OJF si “fabrika lekësh”, kanë dalë me thirrjen e radhës për gjoja referendum
kundër ligjit të importit të plehrave. Sipas informacionit, në datën 1 nëntor
2016, ata do të nisin mbledhjen e firmave popullore për referendumin. Mirëpo që
të mbledhësh numrin e duhur të firmave për pranimin e zhvillimit të një
referendumi, minimalisht duhen 2 muaj kohë! Të mos harrojmë, që edhe sikur këto
firma të mblidhen sot, KQZ është në proces zgjedhjeje për vete dhe koha e
përzgjedhjes dhe emërimit të kryetares së KQZ në Parlament e dekretim, kërkon
minimalisht 2 muaj kohë! Rezulton, se firmat që mund të mblidhen (nëse besohen
OJF-të e blera), do të paraqiten për referendum në muajin janar 2016. Mirëpo në
qershor 2017, do të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare dhe sipas
Kushtetutës, 6 muaj përpara zgjedhjeve parlamentare nuk lejohet të zhvillohen
referendume popullore. Për rrjedhojë, referendumi mbetet të zhvillohet në
shtator të vitit 2017, por duke mbedhur firma të reja. Ky është skenari i OJF
në shërbim të mbrojtjes së ligjit të plehrave, më saktë të mafies së plehrave,
për ta shtyrë dhe harruar edhe këtë ligj të importit të plehrave, me skenarë
referendumesh false, që përfundojnë në koshin e plehrave, siç përfundoi
referendumi i parë….  

 

Aleanca e OJF-ve kundër plehrave të viti 2011, voton “PRO”
plehrave në vitin 2016

 

Shqiptarët u gjenden
përballë faktit të kryer, që plehrat u lejuan të importohen e të përpunohen
me ligj në Shqipëri. Ndërsa për
politikën shqiptare majtas e djathtas e dimë që “ha në një çanak” paçka se bënjë
sikur kundërshtojnë njëri-tjetrin, duke ulëritur gjoja në “emër të interesave
kombëtare e të popullit”, në këtë lojë të pisët të importit të plehrave u zhyt
edhe shoqëria civile e mjedisorëve
e
komanduar nga “(uj)gurët” me borsalina në kokë
, duke firmosur e
shtrënguar duart me politikë
n,
për të hapur portat që mafia e plehrave
evropiane e rajonale ngarkojë vaporët e trajlerat me plehra dhe t’i shkarkojë në Shqipëri, të cilat do të
riciklohen e përpunohen në disa biznese landfille e impiante që janë biznese të
politikanëve e shtetarëve! Atyre u duhe
j formalisht firma e OJF-ve mjedisore dhe pasi i rekrutuan (blenë) me lehtësi e me pazare
këto OJF
, siguruan këtë firmë miratuese të mjedisorë
që dhanë votën “PRO” për mbushjen e Shqipërisë me plehra. Kujtojmë, që në
vitin 2011 u krijua një grupim me
emrin “Ale
anca Kundër Importit të Plehrave”, përbërë nga OJF e me ish-opozitën në krye,
që e çoi
ligjin e miratuar prej ish-qeverisë “Berisha” në Kushtetuese, ligj të cilin pas ardhjes në pushtet, “Rilindja” e rrëzoi ligjin e importit
të plehrave si krim anti-kombëtar e mjedisor! Kujtojmë që nismëtari i ndaljes
së importit të plehrave në vitet 2010-2013, zoti deputeti Eduard Shalsi, i cili
në korrik 2013 deklaroi se do ta rrëzonin ligjin e importit të plehrave ditën e
parë të qeverisjes, tani 3 vjet pas hipjes dhe qëndrimit në krye të qeverisjes,
u bë nismëtar i rikthimit të ligjit që
lejoi me ligj “krimin e importit të
plehrave”! Këtë dyfytyrësi kanë treguar edhe OJF-të mjedisore që deri 24 vjet e
24 orë më parë
, kundërshtonin me britma e parulla këtë
ligj, duke paralajmëruar protesta popullore! Por që
3 ditë më parë, politika i rekrutoi, i futi në rresht dhe i “zhyti me gjithë kollare” në “koshin e plehrave” të
importit, duke i detyruara të firmosin një deklaratë e pakt të pisët
plehrash me politikën e blerë prej mafies së plehrave,
për të pranuar futjen e plehrave në Shqipëri,
gjoja “si një zhvillim mjedisor e social-ekonomik” dhe jo
si rrezik
. Kjo provon maskën e këtyre OJF-ve, duke zbuluar faktin, që këto OJF
të “gurta”
paskan
ulëritur jo për mjedisin shqiptar, por për të zhvatur fonde nga buxheti, nga
pazaret “nën tavolina”
dhe
nga BE
.

 

Importi i plehrave, skenar biznesi i mafies politike
shqiptare me mafien rajonale të plehrave

 

Ka prova të plota, që vërtetojnë se ligji
i importit të plehrave i koduar prej mafies së plehrave në Itali me emrin
“Skorja”
, nuk është zhvillim ekonomik shqiptar, por
është një biznes
kriminal me “vend krimi” Shqipërinë,
i intereson klaneve politike e shtetërore në Shqipëri! Futja e dy neneve të
importit të mbet
jeve në ligjin “Për Menaxhimin e Integruar të
Mbetjeve (MIM)
veç të tjerash është shkelje e plotë ligjore. Sipas direktivës së BE për “Menaxhimin
e Mbetjeve”, nuk flitet për import të mbetjeve, por direktiva i referohet
rregullores përkatëse të BE-së për importin dhe eksportin. Në guidën për “Për
afrimin e Legjislacionit Mjedisor të
Bashkimi
t Evropian”, përcaktohet kështu:
“Atje, ku legjislacioni i BE-së për sektorin mjedisor, përmban një përzierje të
direktivave me rregulloret, vendet duhet të bëjnë një kujdes të veçantë për të
siguruar, që masat kombëtare për zbatimin e direktivave të jetë e integruar në
mënyrë të plotë dhe të mos bjerë ndesh me rregulloret e BE-së”. Në ligjin
shqiptar, jo vetëm që nuk është bërë kujdes që rregullorja të integrohet në
mënyrë të plotë me direktivën (pra në rastin e Shqipërisë me ligjin
“Për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve (MIM), por rregullorja është injoruar fare dhe
nuk ekziston. Pra, nenet e importit të plehrave që janë futur arbitrarisht në
këtë ligj, funksionojnë pa rregulloren e detyrueshme, që do të thotë që të
gjitha rrugët e keqpërdorimit janë të hapura, që në Shqipëri të futen edhe
mbetje kimike, mbetje industriale kancerogjene e deri kufomash kafshësh…