Gazeta Telegraf/Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta takohet me ish-Kancelarin e Gjermanisë z. Gerhard Schroeder

407
Sigal

Kryetari i Kuvendit, z.
Ilir Meta zhvilloi sot një mëngjes pune me ish-
Kancelarin e Republikës
Federale të Gjermanisë, z. Gerhard Schroeder, i 
cili shoqërohej

 prej
Raporterit për Shqipërinë pranë Parlamentit
Evropian, z. Knut
Fleckenstein dhe Ambasadores së Gjermanisë në

Shqipëri, znj. Susanne
Schütz.
Kryetari i Kuvendit z. Ilir
Meta i uroi mirëseardhjen ish-Kancelarit
gjerman, z. Schroeder në
Tiranë dhe shprehu mirënjohjen e thellë për

vëmendjen dhe mbështetjen e
pandalur të Gjermanisë ndaj zhvillimit
ekonomik dhe avancimit të
Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

Kancelari Schroeder u
shpreh se Gjermania do t’i qëndrojë fjalës së saj
për të mbështetur avancimin
e Shqipërisë drejt procesit të negociatave
për anëtarësim në BE dhe
vuri në dukje se “ka ardhur koha që Shqipëria

jo vetëm të marrë vendimet
e duhura, por edhe t’i zbatojë ato”.
Duke iu referuar reformës
konsensuale të sistemit të drejtësisë, z.
Schroeder nënvizoi se ka
arsye të mjaftueshme për të qenë pozitivë për të 
ardhmen evropiane të
Shqipërisë dhe tërë rajonit të Ballkanit.
Kryetari i Kuvendit, z.
Meta u shpreh se legjitimiteti i reformës në drejtësi

që buroi nga arritja e
konsensusit gjatë muajit korrik “duhet pasuar nga 
një proces thelbësor i
dekriminalizimit total të mbarë jetës politike e 
parlamentare shqiptare me
qëllim që në parlamentin e ardhshëm të 
sigurohet integriteti dhe
përfaqësimi i duhur e dinjitoz i popullit 
shqiptar”.

 

Në këtë drejtim u nda
bindja e përbashkët se duhet punuar më shumë 
për të evituar çdo retorikë
konfliktuale dhe për të rritur besimin mes 
palëve, veçanërisht në
trajtimin e çështjeve madhore të integrimit 
evropian. Në përfundim, z.
Schroeder dhe z. Meta biseduan mbi situatën

ekonomike në rajon, ku u
vlerësua Procesi i Berlinit dhe rëndësia e 
avancimit të projekteve të
ndërlidhjes rajonale, të cilat do të sjellin më 
shumë investime dhe do të
kontribuojnë në forcimin e mëtejshëm të 
stabilitetit rajonal.