Gazeta Telegraf/ Kryeparlamentari i Shqipërisë takohet meZv/Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Alexander Arvizu

435
Sigal

Ilir Meta: Reforma në
Drejtësi të shoqërohet me dekriminalizimin e të gjitha institucioneve

 

Kryetari i Kuvendit,
Ilir Meta, priti dje Zv/Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështjet e
Sundimit të Ligjit dhe Trafikut Ndërkombëtar Narkotik dhe Ambasador, Alexandër
A. Arvizu, i cili shoqërohej prej ambasadorit të SHBA në Shqipëri, Donald Lu.
Kryetar i Kuvendit, Meta dhe Zv/Ndihmës Sekretari i SHBA, Arvizu, biseduan mbi
ecurinë e reformës në drejtësi, mbi bashkëpunimin në drejtim të sundimit të
ligjit dhe për luftën kundër trafiqeve të drogës, krimit të organizuar dhe
korrupsionit. Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i uroi mirëseardhjen Ambasadorit
Arvizu në Tiranë dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer amerikane
në drejtim të sundimit të ligjit, luftës kundër krimit të organizuar dhe
korrupsionit, duke veçuar këtu mbështetjen në realizimin e reformës në drejtësi
përmes misionit OPDAT, puna e të cilit vlerësohet si kyçe përgjatë gjithë
etapave të reformës. Në këtë kuadër u shpreh mirënjohja edhe për misionet e
tjera amerikanë në Shqipëri si, ICITAP, i cili kontribuon përmes programeve
trajnuese të hetimeve kriminale duke forcuar kapacitetet shqiptare në fushën e
korrupsionit, krimit transnacional dhe terrorizmit. Kryeparlamentari Meta
vlerësoi miratimin me konsensus të ndryshimeve kushtetuese për reformimin e
sistemit të drejtësisë në Shqipëri dhe në veçanti shprehu mirënjohjen e SHBA
për rolin lehtësues që Kryetari i Kuvendit Meta luajti në fazat përmbyllëse të
votimit në parlament të kësaj reforme. Në këtë drejtim u nda bindja e
përbashkët se duhet punuar gjithnjë për formula që i shërbejnë bashkëpunimit
politik mes palëve në interes të përshpejtimit të kësaj reforme madhore të
rëndësishme për Shqipërinë. Meta theksoi se reforma në drejtësi duhet të
shoqërohet me dekriminalizimin e plotë të politikës dhe institucioneve shqiptare,
me qëllim krijimin e një mjedisi sa më të besueshëm politik dhe institucional
për zbatimin me efikasitet të reformimit të tërë sistemit të drejtësisë. Në
përfundim, Kryetari Meta dhe Ambasadori Arvizu diskutuan edhe mbi forcimin e
bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe SHBA në luftën kundër kultivimit dhe
trafikimit të lëndëve narkotike, kundër krimit të organizuar dhe kundër të
gjithë elementëve të tjerë kriminalë që shkojnë ndesh me axhendën
euro-atlantike të Shqipërisë.