Gazeta Telegraf/ Konferencë në COD:Flet ish-kancelari gjerman Gerhard Schroder për sfidat e BE

454
Gazeta Telegraf/
Sigal

Gerhard Schroder ish-kancelar i Gjermanisë flet për sfidat e BE

Ish-kancelari
gjerman Gerhard Schroder ka folur sot nga ambientet e Kryeministrisë për
procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Gjatë vizitës së tij
në Tiranë, Schroder ka ritheksuar mbështetjen e Gjermanisë për integrimin e
vendit. Por ish-kancelari gjerman theksoi se duhet të vijohet me reformat, e
kryesisht në luftën kundër korrupsionit dhe krimit, si kusht për integrimin e
vendit në BE.

“Kancelarja
Merkel ka bërë të qartë se Gjermania do të mbështesë integrimin e Shqipërisë
drejt BE. Një Shqipëri e qëndrueshme është në interesin e të gjithëve. Edhe
Shqipërisë i duhet BE, edhe BE-së i duhet Shqipëria. Por është me rëndësi që
Shqipëria të vijojë me reformat për të ecur përpara me procesin e integrimit.
Duhet të bëni reforma sidomos në ekonomi dhe drejtësi, e ardhmja vendit është e
qartë në BE, pasi Shqipëria është një vend me rëndësi në rajon. Vizita e Ramës
juaj në Beograd në 2013 është konsideruar edhe në Gjermani si një gjest i madh
i juaji. Kjo vlen të theksohet edhe për kthimin e vizitës nga Vuçiç në Tiranë.
Këto janë sinjale të rëndësishme politike. Të dyja vendet kanë elaboruar
propozime të ndryshme lidhur me shkëmbimet rinore. Synohet krijimi i një qendër
rinore, që do të ketë qendrën e saj këtu në Tiranë.