Gazeta Telegraf/ Komiteti i Helsinkit dhe Ambasada e SHBA,nesër konferencë për kallzimet e Dr.Bujar Leskaj

858
Sigal

Komiteti i Helsinkit,
raport për kallzimet e KLSH në prokurorinë e Tiranës dhe Durrësit


Komiteti Shqiptar i
Helsinkit do të organizojë Konferencën për Shtyp për prezantimin e gjetjeve që
kanë rezultuar nga studimi i ecurisë së kallëzimeve penale të Kontrollit të
Lartë të Shtetit, gjatë vitit 2014. Ky studim ka si qëllim të adresojë gjetjet
dhe rekomandimet kryesore lidhur me praktikën e kallëzimeve të KLSH-së dhe
hetimit të tyre nga organi i prokurorisë në dy rrethet më të rëndësishme
gjyqësore, Tiranë dhe Durrës, për çështjet penale të lidhura me korrupsionin
dhe shpërdorimin e detyrës së zyrtarëve publikë, duke synuar rritjen e
llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë së institucioneve të kontrollit dhe
prokurorisë si dhe rritjen e besimit të publikut, në luftën kundër këtij
fenomeni.  Konferenca për shtyp do të
zhvillohet në datën 21 Shtator 2016, ora 11:00 – 12:00, në Hotel Rogner, Salla
Prague. KShH vlerëson pjesëmarrjen dhe interesin tuaj për gjetjet që do të
prezantohen gjatë kësaj konference. Kjo veprimtari realizohet në kuadër të
projektit, “Rritja e llogaridhënies dhe besueshmërisë së organeve gjyqësore në
luftën ndaj rasteve të korrupsionit”, mbështetur financiarisht nga Komisioni
për Demokraci i Granteve të Vogla, në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të
Amerikës, Tiranë.