Gazeta Telegraf/ Edi Rama:3.273 punonjës të punësuar direkt në fabrikat e riciklimit

599
Sigal

Gazeta Telegraf/

 

Kryeministri Edi Rama poston në
rrjetin social Facebook një video të një fabrike riciklimi

 

Në postimin e tij Rama tregon
se 
3.273 punonjës të punësuar direkt në fabrikat e riciklimit; rreth
30 mijë të tjerë që ushqehen, duke i furnizuar këto fabrika me mbetje të
riciklueshme vendore;

Statusi i plote i Kryeministrit
Edi Rama:



Ja një tjetër fabrikë që lëngonte drejt falimentit dhe që sot thjesht ka fituar
të drejtën të blejë lëndë të parë jashtë!



Mbajeni mirë parasysh:

 

3.273 punonjës të punësuar
direkt në fabrikat e riciklimit; rreth 30 mijë të tjerë që ushqehen, duke i
furnizuar këto fabrika me mbetje të riciklueshme vendore; fabrika për ndërtimin
e të cilave janë investuar në vite 273 milionë euro dhe punojnë me 25% të
kapacitetit, sepse nuk kanë të drejtë të blejnë lëndë të parë jashtë!

Qeveria u jep me ligj të
drejtën këtyre fabrikave (dhe vetëm këtyre) të blejnë lëndë të parë (mbetje
letre, alumini, plastike apo druri) që pastaj eksportohet dhe futet në prodhim!
Gjithçka e qartë, e pastër, jetike jo vetëm për këtë industri që rrit punësimin
dhe ekonominë, po është garanci për një Shqipëri më të pastër nesër!

Dhe një grusht politikanësh të
diskredituar e mediash pranë tyre, duan me çdo kusht të alarmojnë publikun me
fantazmën e plehrave të importit që ISHIN DHE JANË TË NDALUARA! SEPSE NUK KEMI
KTHYER LIGJIN QË ANULLUAM, po kemi bërë NJË LIGJ TË RI!

Kush do të dëgjojë, e kupton pa
vështirësi se qeveria ka bërë një punë të mirë për vendin e për njerëzit,
ndërsa politika e vjetër e rrënimit vazhdon avazin e vet në kurriz të vendit e
të njerëzve!