Gazeta Telegraf/ BE: Shqipëria të luftojë krimin e organizuar, korrupsionin dhe trafikun e drogës

478
Sigal

Edhe Bashkimi Europian
është i shqetësuar mbi situatën e trafikut të drogës nga Shqipëria ndaj dhe po
monitoron në mënyrë të vazhdueshme përpjekjet e autoriteteve shqiptare për t’u
përballur me këto fenomene. Zëdhënesja e Komisionit Europian, Nabila Massrali
thotë se rasti i fundit i avionit “Piper” në bregdetin e Ishmit duhet hetuar në
mënyrë të plotë dhe efektive. “Do ju referoja edhe një herë te deklarata e
shefes së diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini gjatë Këshillit të
Stabilizim Asocimit BE – Shqipëri. Po e citoj: “Krimi i organizuar,
korrupsionin dhe trafiku i drogës janë çështje që Shqipëria duhet të trajtojë
dhe t’i zgjidhë”. Përveç kësaj, mund t’ju them se Komisioni Europian është duke
monitoruar në mënyrë konstante situatën lidhur me krimin e organizuar dhe
trafikun e drogës në Shqipëri. Ne jemi në dijeni të aksidentit që ka ndodhur
javën e shkuar në Ishëm dhe presim që autoritetet kompetente të vijojnë me një
trajtim gjyqësor të ndershëm dhe efektim ndaj kësaj çështjeje”. Zëdhënësja e
Komisionit Europian thotë se Bashkimi Europian organizoi një mision vlerësimi
për krimin e organizuar dhe trafikun e drogës në gusht 2016 në bashkëpunim me
delegaionin e BE -së dhe me ekspertë të shteteve anëtare lidhur me forcimin e
kapaciteteve ligjore për të luftuar këto fenomene.