Gazeta Telegraf/ Bardhyl Berberi: Çfarë mesazhi na përcollët me ligjin e plehrave?!

608
Çfarë mesazhi na përcolle z. Kryeministër që ditën e parë që hipët në pushtet, anuluat ligjin e plehrave dhe  pas tre vjetësh na i servirni këtë ligj si një tortë me qershi sipër dhe gjeni lloj-lloj argumentesh të sajuara se ky ligj është i domosdoshëm . I domosdoshëm përse? Për të mbushur xhepat dhe populli të sëmuret nga pisllëqet e botës. Merreni statistikën zyrtare tek miku juaj Beqja dhe shikoni sa vdesin në javë nga tumoret dhe leucemia në Shqipëri. Shifra është tronditëse,  kur ma tha një mjek specialist Petrit Leka,  që merret me këtë profesion . A e kupton  se nuk mund të bëhen para me plehrat dhe me parcelat e kanabisit që kanë mbytur gjithë Shqipërinë. Kjo qeveri i ngjan një  ngrehine  të ndërtuar keq, që është duke u lëkundur, por ajo patjetër një ditë do të rrëzohet dhe do të na zëri brenda. E gjithë Shqipëria po lulëzon nga kanabisi edhe mjalti që po konsumojmë nga bletët është mjaltë kanabisi. Nuk ka mbetur luginë me lule që bleta të marri nektar për prodhimin e mjaltit, por shkojnë tek lulet e kanabisit  dhe kjo është shumë dëshpëruese …Kjo që po ndodh aktualisht në Shqipëri  është rezultat i një klase politike të paaftë. E cila mendimet e lira të intelektualëve i konsideron si antidemokratike, shtypin e quan moçal dhe duket se tashmë po lulëzon një tezë se “ata intelektualë  që nuk janë me ne, janë kundër nesh’’. Faktori ndërkombëtar një kohë të gjatë është marrë me Shqipërinë  si me  një fëmijë të llastuar dhe grindavec,   Atë që ka kapur  me vonesë faktori ndërkombëtar për Shqipërinë është mungesa e sensit për të evidentuar  rrezikun që i kanoset stabilitetit nga demokracia e rrënuar. Formula “stabilitet, demokraci dhe luftë korrupsionit’’ mund të ketë patur efektet e pritshme në vitet para  të trazicionit. Demokracia tek ne po paraqitet si një pasqyrë e thyer, që nuk reflekton progres. Një gjë nuk kanë të qartë politikanët tanë se, Demokraci do të thotë  kompromis, që të jesh në shërbim të qytetarëve  aq më tepër kompromis  i sinqertë duhet të jetë me aleatin që ti qeveris vendin.  Shqipëria  është një vend i vogël për t’u dukur e madhe në hartën e marrëzive që i bën vet. Politikanët tanë të paaftë asnjëherë nuk na kanë treguar të ardhmen, ata po na çojnë nëpër hone humnerash që duhet vetëm një shtytje e vogël të përfundojmë në fund të greminës. A ka mbetur edhe shumë kohë që udhën të na i mbajnë të zënë ky takëm të paaftësh. Kur do të vijë ajo ditë që  të mençurit  të na tregojnë rrugën e drejtë dhe hapat e tyre të jenë vendimtare drejt integrimit evropian?  Kohë për  pritur s’ka shumë, madje kemi humbur shumë trena nëpër stacione,  por e keqja është se këtu nuk ka opozitë  dhe ajo opozitë që është,është e përçarë . Është e domosdoshme  që të kemi   një trup të fuqishëm që do të mbante drejtpeshimin midis marrëzisë së politikës dhe shpresës qytetare dhe kjo domosdoshmëri po bëhet shumë emergjente. Sërish emergjencë, por kësaj radhe, shpirtërore, për të liruar politikbërjen nga virusi i kaosit, korrupsionit dhe njerëzve të paaftë, të cilët kanë zënë pikat kyçe e që drejtojnë vendin dhe ekonominë në mënyrë amatoreske. Kjo do të bëjë  që një ditë në mëngjes pa pritur e pa dashur shohim se jemi të rrethuar nga plehrat .
Sigal