Gazeta greke “Kathimerini” zbardh letrën e Edi Ramës drejtuar Cipras: Ju pres në Tiranë

506
Sigal

Kryeministri Edi Rama, deri tani nuk ka publikuar urimin e tij drejtuar kryeministrit greke, Aleksis Cipras, mbase duke menduar se publikimi i urimit nuk do t’u pëlqente udheheqësve të BE-së, e sidomos kancelares gjermane, Merkel. Megjithatë, gazeta greke, në faqen e saj elektronike, nëpërmjet gazetarit Pavllo Cima, zbardhet përmbajtja e urimit të kryeministrit Rama drejtuar Aleksis Cipras, pasi rezultateve të zgjedhjeve në Greqi. Sipas gazetarit greke, Pavllo Cima, kryeministri grek Cipras, do t’I duhet të gjendet në tryezën e bisedimeve me udhëheqësit e Ballkanit, për të diskutuar tema mjaft të mprehta kombëtare, madje, në situatën e tanishme, sipas analizës së gazetarit grek Cima,  nën presionin e kushteve jo të përshtatshme politike për Greqinë. Madje, sipas analizës së “ Kathimerinisë” fqinjët e Greqisë, do të kërkojnë nga qeveria greke e Ciprës bisedime mbi baza të reja duke dashur të përfitojnë më shumë se deri tani. Gazetari grek, pasi kritikon qëndrimin e parë të Edi Ramës, ndaj rezultatit të zgjedhjeve, i cili, sipas “Kathimerinisë” i kishte cilësuar “ vite të buzuqeve”, dmth, vitet paraardhëse deri te kriza ekonomike greke, e fton kryeministrin Cipras, për një ftesë në Tiranë, sidomos kjo është edhe e domosdoshme, pas fitores së partisë së Ciprës. “Kathimerini” shkruan se qeveritë e vendeve fqinje, përfshi dhe Shqipërinë janë në pritje të qëndrimeve do të mbajë qeveria Tsipras për zvarritjen e çështjes së kufirit detar.“Duke qenë se në thelb ndajmë nevojën e përbashkët për të rifilluar një program social europian ku të marrin pjesë të gjithë, ku integrimi të mbështetet në një solidaritet të vazhdueshëm dhe të mos bazohet në një Europë të qendrës apo në një Europë të periferisë dhe të getove do të ishte kënaqësi për mua t’ju kisha takuar dhjetorin e kaluar, ashtu siç ishte planifikuar. Zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme në Greqi e bëri të pamundur këtë takim, por rezultati i zgjedhjeve e bën akoma më të nevojshëm këtë takim. Ju pres në Tiranë në kohën më të përshtatshme për ju”- thuhet në letrën që Rama i ka dërguar Tsipras.Nga ky fragment i letrës konfirmohet se anullimi vizitës së Tsipras në Tiranë dhjetorin e kaluar është kërkuar nga kreu i SYRIZA-s për shkak të zhvillimeve në Greqi. «…Δεδομένου ότι στην ουσία μοιραζόμαστε από κοινού την ανάγκη επανεκκίνησης ενός κοινωνικού ευρωπαϊκού προγράμματος όπου να μετέχουν όλοι, όπου η ολοκλήρωση να είναι διαρκώς συγκεκριμένη αλληλεγγύη, το οποίο δεν θα στηρίζεται σε μία Ευρώπη του κέντρου και σε μία Ευρώπη της περιφέρειας και των γκέτο, θα ήταν ικανοποίηση για μένα να Σας είχα συναντήσει τον προηγούμενο Δεκέμβριο, όπως ήταν προγραμματισμένο. Η διενέργεια των πρόωρων εκλογών κατέστησε αδύνατη αυτή τη συνάντηση. Το εκλογικό αποτέλεσμα την καθιστά πλέον απαραίτητη. Σας περιμένω στα Τίρανα στον καταλληλότερο χρόνο για Σας», γράφει ανάμεσα σε άλλα.