Gazeta gjermane: Mimi Kodheli me helikopter dhe 3 limuzina për shopping në Hamburg

83
Gazeta e përditshme gjermane, “Hamburg Morning Post” i ka kushtuar një shkrim të detajuar ministres së Mbrojtjes së Shqipërisë, Mimi Koledhi. Nuk bëhet fjalë për ndonjë profil apo për ndonjë deklaratë të Kodhelit, por për një shëtitje të saj në dyqanet e famshme në Hamburg. Tabloidi gjerman shkruan se, Kodheli ka shkuar në dyqanet e zonës Alsterhaus, duke kaluar plot të dy orë atje, por nuk jep informacion se sa mund të ketë shpenzuar ministrja shqiptare.

Pjesë nga shkrimi i gazetës gjermane “Hamburger Morenspost”:

Tri limuzina me drita të ndezura, një Mercedes S-Class dhe një automjet i policisë ushtarake. Vizitë shtetërore? Jo, ministrja shqiptare e Mbrojtjes, Mimi Kodheli po bën pazar. Kodheli gjendet në një vizitë zyrtare në Gjermani, ku të hënën u taku me homologen e saj, Ursula von der Leyen. Në këtë takim u diskutua kryesisht për situatën në Ballkan, konfliktin në Ukrainë dhe politikat e presidentit rus Putin. Pas vizitës në Berlin, Kodheli shkoi në Hamburg me helikopter. Në këtë qytet, ministrja e Mbrojtjes ka bërë dy orë shopping në dyqanet VIP të Alsterhaus.