Gazeta Britanike “The Guardian”/ Në Shqipëri çdo muaj zbulohet një skandal i ri, që lidh eksponentët e qeverisë socialiste me krimin e organizuar

471
USA-SECURITY/SNOWDEN-BRITAIN
Sigal

“The Guardian”: Socialistët të lidhur me figura kriminale

Prestigjozja britanike “The Guardian” i ka dedikuar një artikull të zgjeruar zhvillimeve politike në vend, ndërsa thekson se kryeministri Edi Rama dëshiron të jetë njeriu që do e çojë vendin e tij në rrugën drejt anëtarësimit në BE, por po përballet me dy probleme të mëdha. “The Guardian”, evidenton edhe pro-europianizmin e madh të popullit shqiptarë, pa harruar të shtojë se ka gjasa që negociatat të refuzohen për herë të tretë nga BE-ja. Në artikullin që mban firmën e gazetarit Shaun Walker, i cili ka qëndruar për disa ditë në Tiranë, theksohet gjithashtu se, “pothuajse çdo muaj zbulohet një skandal i ri në vendin ballkanik, që lidh eksponentë të lartë të mazhorancës socialiste me krimin e organizuar. Pak muaj kalon pa një skandal të ri që lidh ata që janë pranë pushtetit me figura kriminale. Një ish-ministër i Brendshëm së shpejti pritet të dalë në gjyq për akuzat për trafik droge. Javën e kaluar, tabloidi gjerman “Bild” publikoi kaseta të zbuluara në të cilat dëgjohet një figurë famëkeqe e botës së krimit, duke diskutuar zgjedhjet e vitit 2017 me dy kryebashkiakë nga PS-ja e Ramës”, shkruhet në artikull.