Gazeta Austriake “Die Presse”/ Një pjesë e Produktit Bruto të Buxhetit të Shqipërisë vjen nga droga. Qasja me Ergodanin në kurriz të BE-së

477
Sigal

Jakup B. GJOÇA

Karl-Peter Schwarz në gazetën austriake “Die Presse”: Kryeministri Rama bën miqësi me Erdoganin në kurriz të BE-së

Shqipëria shpesh herë është kritikuar si vend origjine i prodhimit të hashashit, për trafikimin ndërkombëtar të drogave, ndërkohë që kriminelët shqiptarë po bëhen rreziku kryesor i kërcënimit të sigurisë publike në shumë vende të Evropës, ndërkohë që Shqipëria vlerësohet nga shumë organizma ndërkombëtare, se bën pastrimin e parave nga trafikimi i drogave. Gazetat austriake kohët e fundit botojnë reportazhe, duke iu referuar këtyre problemeve që i lartpërmendëm. Kështu, Karl-Peter Schwarz në gazetën “Die Presse”shkruan dje se në Shqipëri bëhet pastrimi i parave të drogës, dhe se kryeministri Rama bën miqësi me Erdoganin në kurriz të BE-së. Sipas Karl – Peter Schwarz, “Shqipëria aktualisht e nxjerr një pjesë të konsiderueshme të PBB-së nga droga; “njeriu i fortë” socialist i Tiranës, Edi Rama është miqësuar me presidentin turk Erdogan në kurriz të Bashkimit Evropian”. Karl-Peter Schwarz i analizon përkeqësimin e shtetit ligjor dhe problemet me korrupsionin dhe kriminalitetin në Evropën Juglindore si dhe rolin aktual të Turqisë së Erdoganit. Në skajet lindore dhe juglindore të Evropës ndikimi i BE-së po zvogëlohet dhe udhëheqësit e këtyre vendeve janë gjithnjë e më të orientuar drejt Rusisë, Kinës dhe Turqisë.

Shkrimi në gazetën austriake “Die Presse”

“Rusia, Kina e Turqia përdorin rrjetet kriminale ish-komuniste në periferi të BE-së për të zgjeruar ndikimin e tyre. Sidomos ndikimi turk po nënvlerësohet dhe nuk është fjala vetëm për ndërtimin e xhamive e promovimin e pakicave turqisht-folëse. Në Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi dhe Shqipëri, Erdogani po fut nën kontroll parti myslimane, shoqata, fondacione dhe media dhe po tenton të spastrojë ndjekësit e Fetullah Gylenit. Së fundmi në Tiranë “Fondacioni Maarif” bleu Universitetin New York. Në themelimin e Air Albania dhe në ndërtimin e aeroportit në Vlorë përfshirja e Turqisë ishte faktor kyç. Opozita i ka denoncuar në parlament këto projekte edhe për dyshimet e larjes së parave në shkallë masive. Edhe në Moldavi kundrejt ndërtimit të pallatit presidencial e një stadiumi ju dorëzuan Turqisë gjashtë mësues gylenistë. Ndryshe nga BE, Turqia nuk pretendon rregulla bezdisëse të qeverisjes së mirë si prokurim i hapur apo konkurrencë. Investimet turke janë aspak jopolitike. Angazhimi ekonomik përgatit terrenin për strategjinë e Neo-osmanizmit që synon të rifitojë atë që ka humbur” – shkruan “Die Presse”.