Gazeta austriake “Der Standard” analizë për zgjedhjet në Shqipëri

470
Gazeta austriake “Der Standard” i ka kushtuar një analizë zgjedhjeve të 21 qershorit në Shqipëri, ku sipas saj kandidaturat e të dyshuarve si kriminelë, u diskutuan gjerësisht përpara zgjedhjeve lokale, por ata nuk u dëmtuan dhe si përfundim u zgjodhën kryebashkiakë. Edhe pse media publikoi emra të kandidatëve të arrestuar për veprimtari kriminale, ata megjithatë u zgjodhën kryebashkiakë. 
Mes tyre ishin dy kandidatë socialistë, Artur Bushi dhe Elvis Rroshi, që garuan në Krujë dhe Kavajë. Në vitin 2014 dy blloqet kryesore politike ranë dakord që asnjë person me prejardhje kriminale nuk duhet të marrë poste publike. PD bëri një hap duke tërhequr kandidaturën e Gentian Muhametit, që ishte dënuar për trafik droge në Itali. 
Gazeta shton se “palët duhet të mbështeten tek kriminelët pasi ata kanë para dhe ndikim për të siguruar vota”. “Këto ishin zgjedhjet e para, që kur Shqipëria mori statusin e vendit kandidat. Misioni i vëzhguesve ndërkombëtarë e kritikoi politizimin e institucioneve, që minoi procesin zgjedhor”. Sipas gazetës, janë vënë re problematika të ndryshme, por në fund të fundit nuk pati dhunë, prandaj zgjedhjet lokale të së dielës u vlerësuan pozitivisht nga bashkësia ndërkombëtare.
Sigal