Gati qeveria e Kosovës, VV-LDK, Kurti: Vjosa Osmani ministre e Jashtme

917
Sigal

‘Jemi të dënuar të bashkëpunojmë, këtë që e ka dashur populli që na ka votuar’. Kështu deklaroi Albin Kurti në emisionin Opinion, në lidhje me një koalicion qeverisës me LDK, pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

‘Në parim nga LDK kanë pranuar që të kenë koalicion me ne dhe ne nesër do të kemi një takim ku marrim pjesë unë dhe nën kryetari i Vetëvendosjes nga ana tjetër do të jetë kryetari i LDK dhe kandidatja për kryeministre Vjosa Osmani. Jemi të dënuar të bashkëpunojmë, këtë që e ka dashur populli që na ka votuar’, tha Kurti.

‘Nuk e përjashtoj mundësinë qe te diskutojmë me LDK qe te marrin ata Presidentin. Kam pasur bashkëpunim shumë të mirë mire me znj. Osmani dhe besoj se do te qeverisim shumë mirë bashke. Qofte Ministrinë e Jashtme ose qofte kryeparlamentaren Vjosa mund ta kryente shume mire’, është shprehur Kurti.