Gara për Lezhën, Zhvillimi i Shëngjinit, Meta: Së shpejti nis ndërtimi i portit të Jahteve

552
Kreu i LSI-së, Ilir Meta, bashkë me kandidatin e mazhorancës për Lezhën Viktor Tushaj kanë takuar banorët e Ishull-Shengjinit. Meta ka premtuar mbështetjen e qeverisë për të realizuar projekte të rëndësishme në këtë zonë, si porti i jahteve që do të kenë ndikim të drejtëpërdrejt në ekonominë dhe turizimin.
Lezhë- Bashkë me kandidatin e majtë për bashkinë e Lezhës, Viktor Tushaj, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka takuar banorët e Ishull-Shengjinit.
Kreu i LSI tha se mazhoranca po merret me shqetësimet reale të banorëve dhe jo si opozita që merret me Ramën e Metën.
Meta:“Do rivitalizohet akoma më tej porti i Shëngjinit, së shpejti do fillojë ndërtimi i një porti jahtesh që do ti japë një dimension tjetër zhvillimit të turizmit. Sa i takon PD, këto nuk janë zgjedhje për luftë politike, këto janë zgjedhje për tu dhënë zgjidhje problemeve të komunitetit. Në vend të të përqëndrohen në këtë drejtim merren me Rama-Metën dhe shumë histori të tjera”.
Kandidati Tushaj garantoi zhvillim të zonës dhe vijjmësi të projekteve të rëndësishme përgjatë vijës bregdetare.
Meta dhe Tushaj garantuan qytetarët për mbështetjen e qeverisë për të realizuar projektet më madhore të kësaj zone që do të kenë ndikim në ekonominë dhe turizmin e vendit.
Sigal