Gara për kreun e PD-së, Basha dhe Selami nisin sot fushatën nga Lezha

528
Dy kandidatët në garë për kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe Eduard Selami nisin sot nga qyteti i Lezhës, fushatën me anëtarësinë. Ata pritet të shpalosin para demokratëve platformat e tyre. Nisja e kësaj fushate është bërë publike nga 

kryetari i PD-së në Lezhë Paulin Marku përmes një statusi në “Facebook” . Ky i fundit ka ftuar të gjithë mbështetësit për të marrë pjesë në prezantimin e dy kandidaturave për Partinë Demokratike Shqiptare. Prezantimi do të jetë në të njëjtin vend, në Pallatin e Kulturës në Lezhë, ndërsa i pari që do të dalë para bazës do të jetë Selami, të cilit i është lënë rreth 90 minuta kohë për të folur me anëtarët dhe mbështetësit, (10:00-11:30) duke kërkuar votën për t’u zgjedhur kryetar i PD-së. Pas tij, radha do të jetë e kryetarit të ngrirë të PD-së Lulzim Basha, i cili kërkon edhe një mandat tjetër për të drejtuar partinë më të madhe opozitare në vend, pas kritikave, kundërshtarëve të shumtë dhe humbjes së zgjedhjeve të 25 qershorit. Ndërkohë që në 22 korrik do të votojnë 104 mijë anëtarë demokratë. Demokratët do t’ju drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri më 22 korrik. Një pikë e fortë diskutimi në këtë proces votimi janë anëtarët që do të votojnë. Votimi kryhet për herë të dytë në PD pasi 4 vite më parë u përballën me anëtarësinë përmes këtij parimi, 2 kandidatët Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi. Ku rezultoi fitues Basha me 80% të votave dhe drejtoi demokratët përgjatë 4 viteve në opozitë. Fushata për kryetarin e ri të Partisë Demokratike nis sot zyrtarisht. 
Sigal