Gara për KLP, 16 prokurorë të interesuar. Për KLGJ, 14 kandidatura

440
Sigal

Prokuroria e Përgjithshme mbylli këtë të hënë garën për prokurorët, të cilët kandidojnë për karrigen e anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, organ i cili do të përzgjedh dhe tri kandidaturat për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Zyrtarisht në garë për gjashtë vende në Këshill, janë 15 prokurorë, nga të tre shkallët.
Mësohet se nga Prokuroria e Përgjithshme garojnë për pozicionin e anëtarit të këtij Këshilli, prokurorët Anila Leka, Ramadan Troçi e Kostaq Beluri. Nga këta tre emra, do të përzgjidhet vetëm njeri, pasi ligji parashikon që prokuroria e Përgjithshme duhet të ketë vetëm një përfaqësues në Këshill.
Prokurorët i kanë dorëzuar kërkesat bashkangjitur dhe dokumentacionin në zyrën e prokurorit të përgjithshëm pranë Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, pasi ende nuk është krijuar institucioni i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, sipas ligjit përbëhet nga 11 anëtarë, gjashtë prej të cilëve janë prokurorë dhe pesë të tjerët, vijnë nga radhët e juristëve të njohur, avokatëve dhe shoqëria civile.

Krahas kandidaturave për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, këtë të hënë u publikuan edhe emrat që garojnë për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Nga gjykata e lartë, konkurrojnë Artan Zeneli e Medi Bici, tre kandidatura janë nga gjykatat e Apelit, që garojnë për dy vende. Ndërsa 9 gjykatës nga të gjitha gjykatat e shkallëve të para në të gjithë vendin, kandidojnë për tre vende në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Të gjithë këta kandidatë, që do të përbëjnë institucionin që do të qeverisë gjyqësorin, duhet më parë të kalojnë procesin e Vettingut.

Kandidatët për KLP:

Nga prokuroria e Përgjithshme:
Anila Leka,
Kostaq Beluri
Ramadan Troçi

Nga prokuroritë e Apeleve:

Luan Kaloci
Arben Dollapaj
Bujar Hoti

Prokuroritë e rretheve gjyqësore:

Dritan Rreshka,
Gentian Osmani,
Adriatik Cami,
Shpëtim Kurti,
Arben Nela,
Antoneta Sevdari,
Besnik Muci,
Dritan Prenci,
Arta Marku,
Besnik Cani

Kandidatet për KLGJ:
Nga Gjykata e Lartë:

Medi Bici,
Artan Zeneli

Nga Gjykatat e Apelit:

Ilir Toska,
Besim Trezhnjeva,
Nertina Kosova

Nga Gjykatat e Shkallëve të Para:

Dritan Hallunaj;
Manjola Xhaxho;
Artan Laze;
Alma Brati;
Astrit Faqolli;
Brunilda Kasmi;
Bledar Abdullai;
Brunilda Kadi;
Marcela Shehu.