Gallatë  dekorimi afrikan …e (homo)KQZ-së

492
Sigal

KQZ gjysmake me katër anëtarë. Shpërdorimet e fondeve janë meritë për çmime ndërkombëtare?

(Homo)KQZ-ja shqiptare na qenka dekoruar në Afrikën e Jugut. Gallatëmerita e këtij dekorimi  afrikan për HomoKQZ-në shqiptare është  meqë  KQZ-ja ka 2 vite që trupi i saj është homo dhe vepron si homo. Domethënë, KQZ me anëtarë të një gjinie partiake, meqë ka gjysmën e partiakëve që kushtëzon Kushtetuta, ka 2 vite që është bërë HomoKQZ, sikurse themi  për disa njerëz se janë homoseksualë, kur gjinitë e njëjta njerëzore bashkëjetojnë me njëri-tjetrin. Dhe gallatëmerita e dekorimit afrikan për HomoKQZ-në shqiptarë është sa edhe  kryetarja e (kësaj) HomoKQZ-së shqiptare Lefterie Lleshi (Luzi) na u dekorua me 2 çmime, me Çmimin Ndërkombëtar për Menaxhimin e Zgjedhjeve, “Election Management Avvard 2014”, në Simpoziumin e 9-të Ndërkombëtar të Çështjeve Zgjedhore, që u mbajt në Cape Tovvn të Afrikës së Jugut. Luzi është vlerësuar nga Qendra Ndërkombëtare për Studime Parlamentare (The International Centre for Parliamentary Studies), edhe me çmimin për Menaxhim të Përsosur të Procesit Zgjedhor, “Avvard for Excellence in the Management of the Electoral Cycle”. Dhe kjo, ndoshta për gallatëmeritën që  zonja Luzi, si kryetare e HomoKQZ-së u dha  të huajve në 23 qershor 2013 shumën e  4.2 milionë euro me pretekstin se gjoja  ata do të na modernizonin procesin zgjedhor, por, në fund, na lanë me gisht në gojë. Kjo punë e 4,2 milionëve që të huajt ia rropën  Luzit e HomoKQZ-së së saj,  është njësoj siç bënin europianët e Kolombos, me indianët vendas të Amerikës, që u jepnin atyre pasqyra dhe u merrnin në këmbim…floririn. Fituesit e çmimeve janë përzgjedhur nga Komiteti i Çmimeve, në përbërje të së cilit ishin përfaqësues të Komisionit të Venecias, OSCE/ODHIR, IFES dhe shumë organizmave të tjerë prestigjioze ndërkombëtarë. Epilogu i gallatë meritës të dekorimit afrikan për HomoKQZ-në shqiptare është që gjithë përfaqësuesit e Komisionit të Venecias, OSCE/ODHIR, IFES dhe shumë organizmave të tjerë prestigjiozë ndërkombëtarë, që punojnë në Tiranë, mund të marrin punë të dytë për veten e tyre dhe të ulen në kolltuqet bosh të HomoKQZ-së. Natyrisht, këta komisarë  të Komisionit të Venecias, OSCE/ODHIR, IFES, që (mund) të punësohen (si punë e dytë për ata) në KQZ-në gjysmake të Luzit, edhe mund të shpërblehen nga e dekoruara  e tyre Lefterie Luzi, (absolutisht me miliona euro, KQZ-ja e Luzit nuk është xhepshpuar), meqë kryetarja e HomoKQZ-së e ka, tashmë përvojën e shpërblimit me (4.2) miliona euro të huajve, pa derdhë fare djersë. Një pyetje kam për KLSH-në. A mund të verifikojë e kontrollojë nëse KQZ-ja ka paguar tërë këto organizma ndërkombëtare si Komisionin e  Venecias, OSCE/ODHIR, IFES, e ndonjë tjetër, që t’i japin çmime ndërkombëtare? Pyetje e kam. Dhe, natyrisht, unë dhe shqiptarët e presim këtë përgjigje nga KLSH-ja! Për transparencën që të dimë se si (sh)përdoren taksat e popullit shqiptar!

Jakup B. GJOÇA