Gaiani: Zgjedhjet test i kaluar me sukses, hap pozitiv në rrugën drejt Europës

364
Ambasadori Italian në Shqipëri Massimo Gaiani gjatë një prononcimi për mediat i ka cilësuar zgjedhjet e 21 qershorit një test i kaluar me sukses. Ditën e zgjedhjeve Gaiani e ka cilësuar të qete ku çdo qytetar shqiptar ushtroi të drejtën e tij të votës pa u kushtëzuar duke zgjedhur me dëshirë të plotë kandidatin e tyre të preferuar.
“Zgjedhjet u zhvilluan në një ambient të qetë dhe pjesëmarrje të lartë. Mendoj se populli shqiptar ka fituar. Pati edhe incidente të vogla të cilat mund të ishin shmangur por këto gjëra mund të ndodhin kudo. Jam shumë i kënaqur, zgjedhjet ishin një hap pozitiv në rrugën që Shqipëria po bën drejt Europës.
Vota është një e drejtë që e zotërojnë të gjithë dhe ditën e zgjedhjeve ajo u respektua maksimalisht. Shqiptarët ditën e zgjedhjeve shprehën dëshirën e tyre me votë dhe 21 qershorin mund ta quaj një ditë të bukur”, u shpreh Gaiani.
Sigal