Gafa e Saimir Tahirit për Ismail Qemalin

492
Komisioni i sigurise kombetare hera heres merr edhe tone qesharake ose te jemi me te kujdesshem po i quajme tone humori. I pyetur se pse paisja që sipas tij nuk ishte për përgjime por për trajnim u vendos fillimisht në Vlorë, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dha një përgjigje sfiduese. “Unë nuk e di pse u vendos paisja në Vlorë, njësoj si nuk mund të dihet se përse Ismail Qemali e ngriti flamurin në këtë qytet”. Po ashtu si ish ministri i kulturës së Berishës, Ferdinat Xhaferri që premtoi se do të sillte eshtrat e Ismail Qemalit i cili prehej prej gati një shekulli në Kaninë edhe Tahiri ka bërë një gafë duke dashur të tregojë formimin e tij intelektual.
Sigal