Gafa e radhës e ‘kopotentes’, Rudina Hajdarit. Vetëm Rudina nuk e ka mësuar akoma që vetëm 1 ushtarake humbi jetën dhe 2 u plagosën

656
Sigal

Deputetja Rudina Hajdari ka ngatërruar në parlament ngjarjen që ka ndodhur në Letoni, ku ka humbur jetën ushtarakja shqiptare, Zarife Hasanaj.

Teksa u çua në foltore ku kërkoi një minutë heshtje për këtë ngjarje, Hajdari lëshoi gafën dhe tha se në Letoni humbën jetën tre ushtarakë.

U desh ndërhyrja e socialistëve, të cilët thanë disa herë se dy ushtarakët u plagosën, dhe vetëm Hasanaj vdiq.

Por Hajdari vazhdoi dhe tha se mund të thotë edhe emrat e ushtarakëve që humbën jetën.

“Më gjashtë maj humbën jetën tre ushtarakë shqiptarë në NATO, mund t’jua them emrat. Do t’i kërkoja Kuvendit një minutë heshtje për tropojanen Zarife Hasanaj.

Ishte një vajzë që shërbeu për kombin e saj.

Ta nderojmë dëshmoren tonë”.

Për më shumë ndiqni videon: