FYROM-izimi i Maqedonisë nga qeveria “Rama”

499
Sigal

Në marrëdhënie me shtetet europiane e BE, Tirana zyrtare e njeh Maqedoninë FYROM, ndërsa në marrëdhëniet dypalëshe Maqedoni

 Edi Rama e njeh shtetin e Maqedonisë me FYROM. Pra, ashtu sikurse e thërrasin grekët Maqedoninë në arenën ndërkombëtare me emrin e saj FYROM, apo institucionet ndërkombëtare, edhe kreu i qeverisë në vendimin e firmosur prej tij nr 33, datë 29.1.2014 për “Miratimin e programit ekonomik e fiskal të Shqipërisë për periudhën 2014 – 2016”, e cilëson me të njëjtin emër. Por zyrtarisht, Shqipëria në marrëdhëniet dypalëshe e njeh me termin Maqedoni. Aktualisht, në lidhje me njohjen e Maqedonisë, qeveria Rama përdor dy standarde. Në marrëdhënie dypalëshe, ajo e quan Maqedoni (ashtu si grekët dhe jugosllavët), ndërsa në marrëdhënie apo komunikim me të përfaqësues të shteteve të tjera dhe institucioneve të BE-së e njeh me emrin Fyrom. Është koha që në këtë pikë, qeveria shqiptare të mos mbaj qëndrim të dyzuar, duke marr si shembull qëndrimin e njëjtë të vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

Diplomacia shqiptare e njeh me emrin Maqedoni

Kjo dallohet edhe nëse hulumtojmë te faqja e Ministrisë sonë të Jashtme, aty ku është lista e përfaqësive diplomatike të akredituara në Tiranë. Në faqen e MPJ-së rezulton emri Maqedoni dhe jo FYROM, sikurse e njeh Kryeministri Rama. Vitin e kaluar në Tiranë u kremtua 20- vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Maqedonisë dhe Shqipërisë. Gjatë atij takimi jozyrtar të maqedonasve që jetojnë në Shqipëri, u kërkua që Shqipëria të njohë Maqedoninë me emrin e saj kushtetues.

BE e njeh me emrin FYROM

Megjithatë, diplomacia maqedonase gjatë këtyre viteve nuk arriti t’i bindë vendet e Bashkimit Evropian (BE) që Maqedoninë ta njohin me emrin e saj kushtetues për shkak të kontestit me Greqinë. Maqedoninë me emrin e saj kushtetues deri tani e kanë njohur vetëm katër shtete të BE-së: Bullgaria, Rumania, Polonia dhe Sllovenia, ndërsa të gjitha anëtaret e tjera të BE-së e kanë pranuar me referencën ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë ose FYROM.

Botimi në Fletoren Zyrtare

Ndërkohë në vendimin e firmosur nga kryeministri Edi Rama, dhe të botuar në Fletoren zyrtare nr. 13 të datës 11 Shkurt 2013, në faqen 211 midis të tjerave thuhet: “Zhvillimi i rrjetit të brendshëm të transmetimit dhe të interkonjeksionit të energjisë elektrike. Skema e investimeve është konceptuar për të përballuar kërkesat në rritje të konsumatorëve për energji elektrike, fillimisht për të importuar dhe më pas për të eksportuar tepricën e energjisë. Përparësi për periudhën 2014 – 2016 është ndërtimi i linjës së interkonjeksionit me Kosovën, për të cilën janë siguruar burimet financiare, si dhe përfundimi i studimit të fizibilitetit dhe mobilizimi i burimeve për projektin e interkonjeksionit me FYROM. Në sistemin e transmetimit janë identifikuar rreth 20 projekte, nga të cilat shtatë projekte janë konsideruar si prioritare, dhe për të cilat po kryhen studimet e fizibilitetit dhe pritet të fillojnë brenda periudhës së programit”.