Fyle:Shqipërisë status pa kushte Rama: Jo politikë me drogën

513
Sigal

TIRANE – Komisioni Europian konfirmon pa pikë dyshimi, pa kushte dhe pa rezerva, rekomandimin që shtetet anëtare t’i japin Shqipërisë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian. Këtë vlerësim e solli në Tiranë komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Europian, Stefan Fyle, i cili ndryshe nga vizitat e tjera në vendin tonë, mori me vete  raportin e ri të Komisionit Europian, të cilin e diskutoi me politikën shqiptarë në raundin e tretë të dialogut të Nivelit të Lartë për Integrimin,ku morën pjesë kabineti qeveritar me në krye shefin e qeverisë Edi Rama, përfaqësuesit e opozitës dhe krerë të institucioneve të pavarura.

Në një konferencë të përbashkët me kryeminsitrin Rama dhe përfaqësuesit e takimi të zhvilluar me dyer të mbyllura në Hotel Sheraton, eurokomisioneri vlerësoi përpjekjet e Shqipërisë dhe reformat e ndërmarra në lidhje me 5 Prioritet kyçe, por apeloi për ndërveprimin mes palëve të bazuar tek konsensusi.“Konsensusi më i gjerë në këtë vend mund të ishte për axhendën europiane. Shpresoj që partitë politike të gjejnë një gjuhë të përbashkët”, tha Fyle.

Ndërsa në vlerësimin e kryeministrit Rama Raporti përkthehet: Më shumë punë për qeverinë, më shumë realizëm dhe më shumë e përgjegjësi për opozitën. Kryeministri Rama deklaroi se progres-raporti i Komisionit Evropian e bazon rekomandimin në “prova të forta e të qarta dhe në rezultate konkrete” të punës së qeverisë së tij, por pa lënë mënjanë edhe kontributin e qeverisë Berisha.

Rritja e luftës kundër drogës, e vlerësuar në raport,  sipas Ramës, nuk duhet të politizohet, pasi do t’i shërbente vetëm trafikantëve.

Pas konferencës për mediat eurokomisioneri zhvilloi një takim tetë a tetë edhe me kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, ndërsa më herët Fyle takoi kryetaren e komisionit të Integrimit Majlinda Bregu.

RAMA: LUFTA E DROGËS INKURAJIM OËR NE TË JETË EDHE PËR OPOZITËN
“Vlerësimi në luftën kundër trafiqeve, dhe për monitorimin më në fund të hapësirës detare me radarë dhe sistemi TIMS, na bëjnë krenarë që kemi qenë tërësisht të hapur dhe të sinqertë kur kemi thënë se cfarë po bëjmë dhe cfarë mendojmë se është për t’u vlerësur, rritja e performancës në kapjen e drogës dhe në arrestimin e trafikantëve është një e dhënë që pa asnjë dyshim përbën një inkurajim të madh dhe një pikë referimi për ne dhe duhet të bëjë një pikë referimi edhe për opozitën”.

RAMA: POLITIZIMI I LUFTES SE DROGES, I SHERBEN TRAFIKANTEVE
“Jemi tërësisht në një mëndje me komisionerin dhe kjo padyshim nuk është një shpikje as e komisionerit dhe as e imja që, politizimi i luftës kundër krimit nuk i shërben askujt përvec krimit, politizimi i luftës kundër trafikut të drogës dhe trafikantëve nuk i shërbën askujt përvec trafikantëve. Prandaj të bëhemi bashkë për të pasur një vijë të qartë ndarëse mes kampeve politike, mes kampeve në parlament dhe kampit tonë të përbashkët, të qytetarëve dhe përfaqësuesve të tyre, dhe kampit të botës së krimeve, të trafikut. Të bëhëmi bashkë për të ndarë axhendat partiake me axhendën tonë kombëtare që pikë të parë ka shqipërinë në BE”, tha Rama.

FYLE: KLIMA KONFRONTUESE POLITIKE, E DEMTON IMAZHIN E SHQIPERISE
“Jam i inkurajuar nga angazhimi që është treguar nga Shqipëria për përpjekjet për reformë. Angazhimi dhe përpjekjet duhet të intensifikohen përtej vendimit të Qershorit. Klima e vazhdueshme konfrontuese politike e dëmton imazhin e Shqipërisë dhe mund të pengojë procesin e reformave. Qeveria dhe opozita duhet të ndërveprojnë në mënyrë konstuktive me një qasje e cila të bazohet te konsensusi”, tha Fyle.

FYLE: SYNONI GJITHPËRFSHIRJEN PËR REFORMA TË QENDRUESHME
I pyetur nga gazetarët për reformën territoriale dhe faktin që ajo nuk është mes 5 Prioriteteve Kyç, eurokomisioneri Fyle tha se “çështja është diskutuar edhe në takimin me dyer të mbyllura në Tiranë.

“Eshtë e një rëndësi tejet të madhe që një çështje kaq vendimtare si kjo, të jetë gjithpërfshirësee. Është në dorën e qeverisë por edhe të opozitës që të japin përgjegjësi. Nëse doni që reformat të jenë të qendrueshme dhe që ju të ecni përpara pas çdo zgjedhejve dhe jo t’i ktheheni gjerave sërish, është më mirë që gjithpërfshirjen”.

RAMA: REKOMANDIMI S’LE SHTEG “DUHET TA MARRIN STATUSIN”
Edhe për kryeministrin Rama, rekomandimi pa kushte për dhënien e statusit nuk krijon, asnjë dyshim sipas tij se Shqipëria duhet ta marrë statusin.

“Ky progres raport ka një nënvizim shumë të fortë dhe nuk lë shteg për asnjë dyshim apo alibi se pse Shqipëria duhet të marrë statusin e vendit kandidat. Dhe mbi të gjithë është një rekomandim i pastër, pa asnjë presje pas PO-së. Ne sot ndihemi edhe më shumë të rënduar nga pesha e përgjegjësisë dhe pavarësisht votimit në Dhjetor nga vendet anëtare, përforcimi që i ka bërë komisioni rekomandimit na bën të ndihemi mirë në raport me gjithë shqiptarët sepse puna ka vazhduar pa asnjë lëkundje, pa asnjë mëdyshje, dhe pa asnjë ulje të ritmit të reformave të përpjekjeve të gjithanshme transformuese”, u shpreh Rama.

RAMA: KE VLERESOI REFORMAT E NDERMARRA
Ndërsa shprehu vlerësimet e dukshme që sjell raporti sa i përket reformave të ndërrmara nga qeveria në luftën kundër korrupsioni,dhe  krimit të organizuar, Rama tha se një problem i madh që ka nevojë për një reformë të madhe në drejtësi është se “një numër i madh hetimesh nuk pëfundon me dënime”. Siç raporti inkurajon është dhe objektivi ynë të përdorim gjithmonë e më shumë bashkëpunim ndërkombëtar, të ndërtojmë skuadrat e përbashkëta hetimore me vende mike dhe partnere”, tha Rama.

Rama risolli në fjalën e tij vlerësimin që raporti i bën rolit të ILDKP-së. “Në 4 mujorin e parë të vitit për intensifikimin e një pune që faktikisht në mënyrë specifike raporti thotë se ka hedhur dritë mbi deklarimet problematike të një numri personash që citohen në raport konkretisht”.

GREVA E ISH-NËPUNËSVE, FYLE: TË MOS RREZIKOJNË SHËNDETIN
Eurokomisioneri Fyle ka shprehu shqetësim për zhvillimin e grevës së ish-nëpunësve të shkarkuar nga administrata. Ai i bëri thirrje “të mos vënë në rrezik shëndetin dhe jetët e tyre në rrezik”, ndërsa shtoi se flet në mënyrë të rregullt për ta me qeverinë shqiptare.

RAMA: S’ËSHTË TRIUMF, POR PËRGJEGJËSI. MË VJEN KEQ PËR ÇILJETËN SE S’KA KONCERT
Rama tha se qeveria nuk do të flasë për asnjë triumf, por vetëm për përgjegësi të reja që vijnë nga ky raport vlerësimi.

“Nuk ndjehem sot në asnjë mënyrë në kushtet për të folur për ndonjë triumf,  s’do dëgjoni as sot as më vonë nota triumfalizmi nga ana e qeverisë. Ne e marrim si moment kur mbi ne rritet pesha e përgjegjësisë. Kalimi nga matura shtetërore në universitet nuk shkon duke e bërë më të lehtë punën, por e bën të merret një përgjegjësi më të lartë. Sot nuk do ketë fishekzjarrë në qiellien Tiranës, nuk do ketë as koncert, më vjen keq për Çiljetën që do fesonte ndryshe po të ishin të tjerë në pushtet. Do të ketë vetëm rritje përgjegjësie”, deklaroi kreu i qeverisë.

RAMA: DO TA DËGJOJMË OPOZITËN, POR NE UDHËHEQIM
Rama u shpreh se qeveria do të vijojë t’i ofrojë opozitës mundësinë për të diskutuar ligjet e reformat, port ha se “ne do të dëgjojmë, por ne do të udhëheqim”

“Do bëjmë cmos t’i ofrojmë opozitës gjithcka mundemi që të ftojmë opozitën në vallëzim, sepse vallëzimi bëhet bashkë. Cdo reforme, cdo ligj cdo hap ta disktojmë me opozitën, por ne kemi fituar zgjedhjet, opozita i ka hubmur zgjedhjet,  ne do të dëgjojmë, por ne do udhëheqim”, u shpreh kreu i qeverisë.

RAMA: FALENDERIMI MINISTRAVE, METES DHE BREGUT
Në vijim kreu i qeverisë shprehu falenderimet sa i takon anëtarëve të kabinetit qeveritar, por nuk la jashtë vlerësimit të tij dhe rolin e kryetares së Komisionit të Integrimit Majlinda Bregun për rolin në këtë proces.

“Falenderim plotësisht i merituar dhe aspak formal i shkon kryetarit të kuvendit Ilir Meta, i cili në mënyrë të dedikuar është vënë në dispozicion të përpjkjes së përbashkët për të avokuuar se Shqipëria e meriton statusin e vendit kandidat dhe ka pasur një axhendë të ngjeshur komunikimi me partnerët. Falenderim i sinqertë për Bregun, e cila nga pozicioni institucional ka pasur edhe ajo rolin e vet të cmuar në këtë proces. Falenderoj ambasadorët e vendeve anëtare, për gjthë komunikimin intensive që na kanë garantuar dhe krijimin e kushteve që mesazhi dhe faktet të dalin të padefomuara në drejtim të kancelarive europiane”, tha Rama.

RAMA: STATUSIN E MERITONIM PREJ DHJETORIT
Rama rikonfirmoi qëndrimin e tij se Shqipëria e meritonte statusin që në dhjetor, duke cituar argumentin e disa prej vendeve anëtare: Pavarësisht punës mbreslënëse të qeverisë na duhet më shumë kohë nëse kjo punë do të jetë e qëndrueshme”.  “Në rastet e të shkuarës ka ndodhur që gjerat në dy tre muaj janë kthyer në pikënisje madje duke degraduar, ndaj patën frikë”, tha Rama.

RAMA: TANI KOHA PËR ATA QË NA MBËSHTETËN, KEMI KOHË PËR SKEPTIKËT
I pyetur nga gazetarët për vendimin që mund të japin më 27 Qershor vendet skeptike, të cilat votuan kundër Dhjetorin e kaluar, Rama u përgjigj: I gëzohem faktet që ne ja dolëm të bëjmë punën tonë, lejojmëni të rezervojmë kohën që kemi në dizpozicion për ata që na mbështetën hapur. Ditët në vijim do kemi kohë edhe për skeptikët”.