Fyle pret Ramën: “Mirëpres heqjen e imuniteteve! Tani duhet shtet ligjor”

528
Sigal

Komisioneri Europian për zgjerimin dhe fqinjësinë e mirë Stefan Fyle priti në takim kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama me të cilin diskutoi për çështjen e integrimit evropian. Komisioneri Fyle komentoi mbi përpjekjet reale të bëra nga qeveria dhe opozita për forcimin e bashkëpunimit në kontekstin e reformës institucionale që ka bërë të mundur një sërë zhvillimesh pozitive në muajt e fundit. Fyle nënvizoi se Shqipëria ka një perspektivë reale për të bërë progres në rrugën drejt integrimit evropian dhe të garantojë qëndrueshmërinë e dialogut politik duke realizuar edhe një sërë masash në kuadër të zbatimit të 12 prioriteteve të vendosura në opinionin e Komisionit. Fyle mirëpriti miratimin me konsensus të heqjes së imunitetit.

Rama: Statusin s’e meriton qeveria, e meritojnë shqiptarët

Kryetari i Partisë Socialiste ndodhet në Bruksel, ku mësohet nga vetë ai se është takuar me eurokomisionerin e zgjerimit, Stefan Fule. Detajet e takimit nuk janë bërë ende të ditura, teksa para tij, Rama ka komentuar në rrjetin social “Twitter”, ku shkruan se ndodhet në Komisionin Europian për të mbështetur kandidaturën e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat. “S’e meriton qeveria, e meritojnë shqiptarët”,- shkruan Rama, teksa bën të ditur se takimi me komisionarin Fule ka qenë inkurajues.