Fushata e të djathtës shqiptare

470
Sigal

Kryeministri inauguron rrugën Ura e Matit-Lis

 Berisha: Tenderët e Koço Kokëdhimës i rrëzuan fëmijëve të shkollës çatinë mbi kokë

 Kryeministri Sali Berisha vlerësoi dje se opozita ofron tek qytetarët vetëm alternativa mashtrimi e bllokimi, ndërsa e djathta reforma dhe investime. “Këto që po bëjmë janë besim për ato që do bëjmë në të ardhmen. Ne nuk braktisim asnjë pëllëmbë të territorit shqiptar.

Cila është alternativa tjetër, është mohim, mashtrim, bllokim. Bllokoi 3 ligje, rrahu gjoksin se bllokoi qindra kilometra rrugë që do të ishin shtruar me fondet e KE dhe hapjen e mijëra vendeve të punës, ndërtimin e dhjetëra ujësjellësve dhe shkollave të reja. Modeli i tij është ai model për të cilin qytetarët e Tiranës i thanë rrotacion, largohu z. Rama, ne do të vazhdojmë, do ecim përpara për rrugë të reja për shkolla kanalizime ujësjellës, drejt integrimit, ti bllokove me 3 ligjet , por 23 Qershori do të jetë dita e gjykimit. Je mësuar me disfata, por nga disfata në disfatë do shkosh, ndaj prite humbjen e radhës”, u shpreh Berisha sot gjatë inaugurimit që i bëri rrugës Ura e Matit-Lis. Kreu i qeverisë nuk kurseu akuzat dhe për kandidatin e PS për deputet në Vlorë, Koço Kokëdhima. Sipas Berishës, bashkëpunimi Rama-Kokëdhima është njohur më herët nga qytetarët e Tiranës ndaj shqiptarët nuk mund ta pranojnë atë model. “Modeli i tij cili është? Modeli i tij është modeli për të cilin qytetarët e Tiranës i thanë rotacion, largohu Tiranë i bëri atij rotacionin, ai kujton se do kthehet nga dritarja kur Tirana e përcolli nga dera. Lexoni vetëm për 2 persona, për njërin kryesisht, lexoni për Koço Kokëdhimën. A ju kujtohen ju çatitë që binin mbi kokat e nxënësve në shkollat e Tiranës, ato ishin tendera të fituara nga Kokëdhima, në Himarë, pallatet që i kanë zënë frymën qytetit janë nga Koço Kokëdhima, reklamat e Tiranës, reklama që i ndau me z.Kokëdhima. Z. Rama po të them, qytetari i Tiranës e njohu modelin Rama-Kokëdhima, por ku e di ti që do e kapërdijnë qytetarët e Shqipërisë këtë model. Modelin Rama-Kokëdhima, Tirana e flaku në Lanë. Je më i pashpresë së kurrë”.  Gjatë inaugurimit që i bëri rrugës Ura e Matit-Lis, Berisha theksoi se, investimet do të vijojnë të trefishuara për 4 vitet e ardhshme.  “Në 4 vitet e ardhshme do shtojmë investimet. Në 4-vjeçarin që iku bëmë investime 2- fish në zonën tuaj. Ju garantoj se 4 vitet që vijnë, investimet këtu do jenë mbi 3 herë më të mëdha”.

Kreu i qeverisë, Sali Berisha ka vijuar me turin e inaugurimeve ndërsa dje, ka marrë pjesë në  rikonstruksionin e rrugës Lis-Ura e Matit. Në fjalën e tij, shefi i qeverisë tha për kryesocialistin, se: 23 qershori do të jetë dita e humbjes së tij. “Kreu i opozitës rreh gjoksin se bllokoi tre ligjet; rreth gjoksin se bllokoi ndërtimin e qindra kilometrave të rrugë që do të ishin shtruar me fondet e Bashkimit Evropian; rreth gjoksin se bllokoi dhjetëra-mijëra vende punë që do të krijoheshin me fondet e Komisionit Evropian; rreth gjoksin se do të ndërtoheshin dhjetëra ujësjellës dhe shkolla të reja më ato fonde. I privoi qytetarëve të këtij vendi qindra milionë euro investime.  Por cili është modeli i tij? Modeli i tij është ai model për të cilin qytetarët e Tiranës i thanë vetëm një fjalë: rrotacion! Kryeministri gjithashtu ka shprehur mirënjohjen ndaj banorëve të Matit për mbështetjen e madhe që i kanë dhënë Partisë Demokratike ndërsa premtoi më shumë investimet gjatë 4 viteve që vijnë. Më tej ai tha “Sot inaugurojmë rrugën që ju lidh ju me aksin kombëtar, rrugën që i jep vlerë të veçantë të gjithë territorit ku ajo kalon, rrugën që sjell zhvillim, punësim. Ne do bëjmë shumë më tepër për ju gjatë mandatit të ardhshëm. Unë ju garantoj ju se 4 vitet që vijnë investimet do të jenë mbi 3 herë më të mëdha. Unë e di që kemi ndërtuar shumë rrugë por kemi shumë për të ndërtuar”. Ai ka theksuar se PD-ja nuk kërkon votën për atë që ka bërë por për investimet që do të bëhen në të ardhmen. Sipas kryeministrit, alternativa e PS-së është mohim, mashtrim, bllokim.

 I gjithë qarku i Fierit mbështetje masive për Sokol Olldashin

Në qarkun e Fierit po shfaqet përditë e më shumë mbështetja masive e banërëve të zonës, për figurën e Sokol Olldashit, i cili kryeson listën e demokratëve të këtij qarku. Ky vlerësim për zotin Olldashi vjen edhe si rezulat i përkushtimit të tij, gjatë punës së përditshme. Jo vetëm elektorati I majtë, por edhe të djathtët kanë deklaruar shpesh votën e tyre pro Olldashit dhe pro kandidatëve të tjerë të djathtë. Nënkryetari socialist i Bashkisë Fier, Haxhi Kalluci, gjatë një aktiviteti kulturor në galerinë e arteve ka deklaruar publikisht mbështetjen per kandidatin e Partisë Demokratike për qytetin e Fierit, Kozma Dashi. “Unë dua t’i uroj sot një mikut tim të nderuar, Kozma Dashit, suksese në garën politike si kandidat për deputet. Kozma Dashi është sot një ndër personalitetet më të spikatura në Fier, një njeri që ka ditur të japë kontribut maksimal për artin dhe kulturën, një ndër koleksionistët më pasionantë të këtij qytetit. E në këto kushte, kur politikës i bashkëngjiten njerëz të tillë me vlera, unë si person e deklaroj që do ta votoj këtë njeri. Dhe jo vetëm unë, por edhe familja ime do të votoj për Kozma Dashin”, ka thënë Kalluci.

Ndërkohë “Telegraf”, do të ndjekë hap pas hapi dokumentacionin dhe procedurat për të zbardhur të vërtetën, në sy të opinionit publik. Njëkohësisht, “Telegraf” pret edhe opinionet dhe gjykimet e palëve që akuzohen nga autorja e shkrimit.  

 Islami: Modeli Edi-Koço, sekt klientelist

 Deputeti Kastriot Islami sulmoi dje, kandidatin e PS-së, Koço Kokëdhima, në përgjigje të akuzave që ky i fundit lëshoi në drejtim të tij, në një emision televiziv mbrëmjen e së enjtes. Në një konferencë për shtyp nga Kryesia e Kuvendit, Islami tha se, kryetari i opozitës Edi Rama dhe biznesmeni Kokëdhima kanë krijuar brenda PS-së një sekt klientelist. “Mbrëmë mentori i Edi Ramës, Koço Kokëdhima sulmoi të gjithë socialistët e ndershëm që punuan për vite me radhë dhe asnjëherë nuk u korruptuan dhe nuk përfituan fonde publike apo ndere nga ish-kryetari i bashkisë dhe Kryetari i PS-së. Mbrëmë Kokëdhima e filloi sulmin e tij me liderin historik të PS-së, Fatos Nano, për të vijuar me një nga figurat kryesore të PS-së Arben Malaj dhe kaloi më pas tek unë e gazetarë si Mustafa Nano. Të majtët panë mbrëmë me zë dhe figurë urrejtjen patologjike të liderit shpirtëror të Edi Ramës për PS-në dhe dashurinë e tij për OMGJ-në mavi brenda kësaj partie”,- u shpreh Islami.

Ish-deputeti socialist, që tashmë renditet në listën e kandidatëve të PD-së, akuzoi biznesmenin Kokëdhima për përfitimin e 19 milionë lekëve tendera, gjatë kohës që Rama ishte në krye të Bashkisë së Tiranës.

“Kush nga socialistët e thjeshtë ka marrë qoftë edhe një tender të vogël nga Edi Rama, askush, sepse të gjithë tenderat i ka marrë Koçoja, edhe ato të mëdhatë 1 miliardëshe dhe ato të voglat 1 milionëshe”,- vijoi ai. Sipas Islamit, “në 2011-n modeli Edi- Koço doli nga Tirana, doli nga dera, në 23 Qershor nuk do të mund të futet nga dritarja. Ndoshta do të tentojë të futet nga oxhaku, por do të dalë më i nxirë seç është”.