Fushata, aleati sulmon Ramën: Flet broçkulla, kashtë pa kokrra!

462
Avokati Spartak Ngjela në një analizë të gjatë në Facebook, shkruan se “presioni amerikan kundër pseudoliderëve të korruptuar shqiptarë, nuk mjafton”. Sipas Ngjelës politika amerikane duhet të krijojë në Shqipëri lirinë e përgjithshme të mundësisë nëpërmjet ligjit.
Shkrimi i plotë
Vetëm presioni amerikan kundrejt pseudoliderëve të korruptuar shqiptarë, nuk mjafton:
Politika amerikane duhet të krijojë në Shqipëri domosdoshmërisht dhe me forcë antikorruosion lirinë e përgjithshme të mundësisë nëpërmjet ligjit. Kjo është Reforma që do ta fusë Shqipërinë në Perëndim.

l.
Por ndërkohë Shqipërisë i kërcënohet rreziku rus. Kërcënimi rus për Shqipërinë, është edhe kërcënim për Amerikën në rrafshin e politikës globale. Prandaj aleanca shqiptaro – amerikane është domosdoshmëri e kësaj kohe historike.

Interesi shqiptaro -amerikan është i njësuar sot edhe globalisht, edhe ekonomikisht. Por duhet vendosmëri më e madhe, dhe shpejtim në kohë.
Shqipërisë, në funksion të kësaj, i duhen dy marrëveshje të mëdha me Uashingtonin:

Marrëveshja për sigurinë dhe ndihmën ushtarake reciproke bilaterale; dhe, marrëveshja për këshilltarët amerikanë të të gjitha rangjeve. Ndryshe korrupsioni shqiptar nuk shrrënjoset; kurse vetëm anëtarësimi në NATO, përballë kërcënimit rus, nuk mjafton.

ll.
Po kush e ka në dorë këtë në Shqipëri; nuk e ka sot korrupsioni? A i bën këto marrëveshje kjo klasë e lartë politikë e korruptuar? Ajo tani është e vdekur. Të kapurit në krim nuk kanë jetë të gjatë në një botë demokratike, prandaj duhet vijuar presioni i “shkollës” Brian Yee, sepse të gjithë shqiptarët janë proamerikanë të vendosur, si asnjë popull tjetër në botë.

lll.
Shqipëria sot është një tirani e plotë e korrupsionit, dhe sigurisht që marrëveshjet duhet të kalojnë nga këta liderë të korruptuar që nuk dinë Asgjë, dhe duan të kenë Gjithçka. Por këta dihet se janë të trembur. Kjo mjafton që të dyja marrëveshjet dhe paktet e mëdhenj të bëhen para zgjedhjeve të qershorit të këtij viti.

Nuk e shihni se çfarë broçkullash flasin! Njëri thotë do hap vende pune; tjetri thotë do heq taksat… do subvencionoj bujqësinë. Do të… do të… pafund, si përrallat e një mijë e një netëve.

Një tjetër garanton të varfërit për mbijetesë. Kashtë, vetëm kashtë, kudo kashtë pa fare kokrra. Po ku do t’i gjejnë paratë këta llafazanë? Paratë dalin në treg zotërinj, nuk mbijnë në rrugë apo nëpër tribuna mitingjesh.

Kjo ndodh, sepse askush nga këta fjalëshumë nuk e njeh tregun. Ku ia kanë haberin këta zogj grabitqarë që komunikojnë në politikë pa ide!

Politika periferike shqiptare ka shkuar shumë mbrapa në kohë :është në fund të Shekullit të Nëntëmbëdhjetë.

Ajo po flet çapraz për të varfërit duke menduar se i gënjen për vota.

Zotërinj! Tirania plotëson patologjinë e tiranit dhe është garancia e të varfërit.

Demokracia i mundëson të gjithë me anë të ligjit.

Po ku e kuptojnë dot këtë ata derëzës e punëzes!

Po pra, këto duhet të jenë marrëveshjet tona me Perëndimin atlantik: mundësia e barabartë ndaj ligjit që mbrohet me drejtësi; dhe zhvillimi maksimal i tregut të lirë. Ky është sekreti i pasurisë së kombeve, dhe jo garancia e mbijetesës së varfërisë me anë të tiranisë.
Sigal