Furtunë në trupin diplomatik/ Kryeministri Rama: Pastrim të thellë në diplomaci nga nepotizmi e klientelizmi. Ja ambasadorët që rrezikohen

523
Sigal

“Pastrim të thellë të Trupit Diplomatik nga nepotizmi dhe klientelizmi.” Deklarata është bërë nga Kryeministri Edi Rama, i cili ka zgjedhur një aktivitet ku njoftoi se një tjetër pikë e rëndësishme e protestës studentore zbatohet në afat sipas angazhimit të shkruar në Paktin për Universitetin; Portali i Transparencës Universitare u-transparenca.al, për të paralajmëruar furtunën në Trupin Diplomatik. “Për pak ditë do të ketë një thirrje tjetër për studentët që kanë mbaruar me 9-ta dhe 10-ta në shërbimin diplomatik, në ristrukturimin për të goditur nepotizmin dhe klientelizimin e së shkuarës. Kemi bërë një pastrim që nuk mjafton, pasi do të shkojmë më thellë. Edhe aty thirrja do të jetë për më të mirët. Edhe diçka, doja të shtoja, bordet ndryshuan tërësisht, si reflektim i kërkesës së studentëve dhe që nuk u treguan në lartësinë e duhur në raport me përgjegjësinë”, theksoi Rama