Fukarallëku mbyt 15 ministra, 187 gjyqtarë, 45 kryebashkiakë dhe 1180 zyrtarë të lartë

563
Nga investigimi i kryer nga Gazeta “Telegraf”, të varfër rezulton se qenkan dhe Ministrat Gjiknuri, Beqja, Tahiri, Haxhinasto, Çuçi, Nikolla, Gjermeni, Harito, Kumbaro, Kodheli, Panariti… Akoma më të varfër, rezultojnë të jenë edhe ish-kryeministri Berisha, ish-ministrat dhe deputetët e opozitës Ruli, Bode, Topalli, Mediu, Bumçi, Noka, Islami, Gjana, Pollo, Halimi, Alibeaj, Bregu, Patozi, Tafaj, Topi, Ristani. etj
Deklaratat e pasurive të ministrave, kryebashkiakëve, gjyqtarëve, prokurorëve e funksionarëve të lartë të shtetit, natyrisht sipas atyre pasurive që ata kanë deklaruar në formularët e ILDKP, tregojnë se 95% e tyre kanë nivel jetese aq të ulët, sa të krijon “keqardhje e mëshirë” për ata që na drejtojnë, klasë shoqërore e cila paska mbetur kaq e “varfër”, paçka se 80% e saj është prej afro 20 vitesh në funksione të larta politike e shtetërore, madje edhe në shumë angazhime bordesh, konferencash, universitetesh, seminaresh, udhëtimesh shtetërore ndërkombëtare, botimesh shkencore, etj. Në mbështetje të “hallit të madh ekonomik” që i ka zënë, po vazhdojmë të publikojmë deklarata shtetarësh, me të dhëna “varfërie” e jetese sa “për bukën e gojës”. Në çdo deklarim të bërë nga ministra, zv/ministra, nga funksionarë të drejtësisë, drejtues të bashkive, të KQZ-së, etj, pasqyrohet “ndershmërisht” fukarallëku që i ka pllakosur këta shtetarë. Referuar deklarimeve të tyre, rezulton se Shqipëria, vendi që është cilësuar si “rekordi i korrupsionit shtetëror” në Europë, paska politikanë, qeveritarë qendrorë e lokalë, zyrtarë drejtësie dhe funksionarë shteti të varfër. Nuk e dimë se cilët janë ata që i kanë në damkën e korrupsionit shtetarëve shqiptarë, por deklarata e tyre tregojnë se kemi shtetarë të “ndershëm”, që përveç pagës mujore, nuk kanë asnjë burim tjetër përfitimi nga privilegje, shpërblime, abuzime, biznese e afera korruptive. Edhe ata që kanë deklaruar se kanë “pak” të ardhura me tepër, i kanë nga pagat dhe bizneset e grave e të fëmijëve, ose dhuratë nga “mami, babi, gjyshja, dhëndri, nipi, daja, halla, tezja, xhaxhai, kunati e kunata”, siç thonë shpesh në deklarimet e tyre gjatë akuzave që i bëjnë njeri-tjetrit në parlament ose në media! Madje, në këtë “batak varfërie” të plotë jeton edhe zv/kryeministri Niko Peleshi, aq sa edhe 360 mijë lekët e reja në vit për udhëtimin Korçë-Tiranë e Tiranë-Korçë kur shkon fundjavave tek familja, ia paguan qeveria si bonus (ndihmë) transporti! Ka edhe një borxh bankar në vlerën 48 mijë e 170 euro, kredi shtëpie e “Kartë krediti” ushqimesh! Sipas investigimi të kryer nga “Telegraf”, në vështirësi të mëdha ekonomike gjendet edhe kryeprokurori Adriatik Llalla, i cili sipas deklaratës së pasurisë së tij, jeton vetëm me pagën mujore dhe pa asnjë interes bankar, apo angazhim tjetër në biznese, konferenca, punë shkencore e borde drejtuese! Të varfër rezulton se qenkan dhe Ministrat Gjiknuri, Beqja, Tahiri, Haxhinasto, Çuçi, Nikolla, Gjermeni, Harito, Kumbaro, Kodheli, Panariti… Akoma më të varfër, rezultojnë të jenë edhe ish-kryeministri Berisha, ish-ministrat dhe deputetët e opozitës Ruli, Bode, Topalli, Mediu, Bumçi, Noka, Islami, Gjana, Pollo, Halimi, Alibeaj, Bregu, Patozi, Tafaj, Topi, Ristani etj. Çudia është, se ne populli i thjeshtë, nuk e paskemi ditur që këta kanë jetuar e jetojnë në varfëri! Nuk e paskemi ditur, se për nga niveli i jetesës, shtetarët e politikanët tanë kanë qenë e janë më keq se ne populli! Paskemi menduar, sikur shtetarët dhe zyrtarët tanë janë të pasur, sikur janë korruptuar, sikur kanë biznese që fitojnë miliarda lekë, sikur zhvatin miliona nga tenderë, emërime, gjyqe, pazare doganash, tatimet, dietat, bordet, konferencat etj. Ka edhe disa që nuk janë në “varfëri” si të tjerët, mbasi, siç deklarojnë ata, jetojnë me përqindjet e llogarive bankare dhe bizneset e grave e fëmijëve e ndihma financiare nga shokët. Ajo që rezulton nga deklaratat e pasurive është fakti, që “fukarallëku” ka “mbytur” 15 ministra, 187 gjyqtarë, 45 kryebashkiakë dhe 1180 zyrtarë të lartë. Po publikojmë sot, pasuritë e deklaruara të disa prej tyre…
Këshilli i Ministrave
Niko Peleshi, Zëvendëskryeministër: “Jetesë fakiri” me pagë mujore, me borxh në bankë dhe 800 euro borxh në “marketin ushqimor”
1. Paga si Kryetar i Bashkisë Korçë janar- shtator 2013 vlera 744 078 lekë.
2. Paga si Zv/Kryeministër shtator- dhjetor 2013 vlera 471 053 lekë.
3. Bonus transporti: 360 000 lekë.
4. Pagesa si Këshilltar i Këshillit tQarkut Korçë: 178. 020 lekë.
5. Paga e bashkëshortes: 1.338. 995 lek
6. Të ardhura nga interesat e depozitave të veta, bashkëshortes e fëmijëve 580. 314 lekë.
7. Detyrim i pashlyer në vlerën 46 mijë e 170 euro për një kredi për përfundimin e punimeve të shtëpisë me principal 60. 000 euro, afat shlyerje 15 vjet.
8. Detyrim i pashlyer në vlerën 888 euro, për një kartë krediti me limit 2000 euro.
Ditmir Bushati, Ministër i Jashtëm: E mban gruaja “me bukë”, ka shitur shtëpinë nga varfëria!
1. Paga dhe shpërblime: 2 145 571 lekë.
2. Të ardhura nga interesa depozite në valutë: 105 dollarë.
3. Të ardhura nga interesa depozite në valutë: 563 euro.
4. Bashkëshortja: të ardhura nga mësimdhënia në vlerën 82 740 lekë.
5. Bashkëshortja: të ardhura nga puna kërkimeve në vlerën 250 000 lekë.
6. Bashkëshortja: të ardhura konsulencash në vlerën 22 000 euro.
7. Bashkëshortja: të ardhura nga puna në bankë në vlerën 508 445 lekë.
8. Shitur apartament pjesë e regjimit martesor (50% secili) me sip. 103.85 m2 në vlerën 75 000 euro.
Lefter Koka, Ministër i Mjedisit: Paga dhe pasuri të patundshme
1. Paga si ministër: 1 725 239 lekë.
2. Bashkëshortja: paga si administratore e “Ëind-co shpk”: 955 420 lekë.
3. Bashkëshortja: të ardhura nga qira në vlerën 630 000 lekë.
4. Kontratë shkëmbimi me “Ëind-co shpk” Nr 578208, datë 12.06.2013, sipërfaqe 3324 m2 tek objekti pistë “Ventus” 1. 672. 400 euro, në këmbim të këtij objekti “Ëind-co shpk” ka përfituar nga Lefter Koka truall me 994.5 m2 me ndërtesë 248.2 m2 Durrës Hamallaj dhe gjysmën e truallit prej 403 m2.
5. Bashkëshortët kanë përfituar nga një kontratë me ALUIZNI-n një sip truall 403.9 m2, me vlerë 507. 703 lekë.
6. Apartamente 1347.8 m2 si pasojë shkëmbimi pasuror.
7. Bashkëshortja ka përfituar me kontratë shitje të pronës ish-publike me palë shitëse Ministria e Financave, Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike, truall 231.49 m2, ish Ndërmarrja Elektromekanike Durrës, vlera në lek 4. 166. 820 lekë.
Shkëlqim Cani, Ministër i Financave: Harron të shënoj pagën, siç duket nuk e përfill përpara shtëpive, tokave dhe llogarie të shumta bankare që ka!
1. Apartament në Tiranë, me blerje, me sip. 112 m2 në vlerën 21. 392 000 lekë, pjesë e regjimit martesor.
2. Apartament në Tiranë, me blerje, me sip. 142.3 m2 në vlerën 132 000 euro, pjesë e regjimit martesor.
3. Apartament në Tiranë, me blerje, me sip. 133 m2 në vlerën 6 900 000 lekë, pjesë e regjimit martesor.
4. Tokë arë, me blerje, me sip. 600 m2 në vlerën 1. 000 000 lekë, pjesë e regjimit martesor.
5. Likuiditete (Depozita, Cash, Llogari rrjedhëse, Debi-Kredi, Karta krediti/debiti) 
6. Depozitë në bankë të nivelit të dytë në vlerën 50 326 dollar, pjesë e regjimit martesor.
7. Depozitë në bankë të nivelit të dytë në vlerën 26 330 euro, pjesë e regjimit martesor.
8. Depozitë në bankë të nivelit të dytë në vlerën 10 948 euro, pjesë e regjimit martesor.
9. Depozitë në bankë të nivelit të dytë në vlerën 27 185 euro, pjesë e regjimit martesor.
10. Llogari rrjedhëse në USA në vlerën 611.25 dollar.
11. Bashkëshortja: Depozitë në bankë të nivelit të dytë në vlerën 15 000 euro.
12. Bashkëshortja: Depozitë në USA në vlerën 34 257 dollar.
13. Bashkëshortja: llogari rrjedhëse në USA në vlerën 408 dollar.
14. Automjet, tip “Benz 220 Avangarde”, vlera 10. 000 euro, pjesë e regjimit martesor.
Saimir Tahiri, Minisër i Brendshëm
1. Paga si Deputet 1 783 750 lekë.
2. Bashkëshortja: Paga si pedagoge: 787.980 lekë.
3. Bashkëshortja: Orë suplementare dhe pagesa për orët në sistemin “part-time”: 426. 816lekë.
4. Detyrime të të tretëve, nga kontrata për shitjen e automjetit tip “Audi-A8”: 1.000. 000 lekë.
Klajda Gjosha, ministre Integrimit: Vetëm me pagën dhe pagesën e 1 bordi
1. Paga si Ministre e Integrimit Europian 1. 325 239 lekë.
2. Anëtare e Bordit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit në vlerën 31 624 lekë.
Lindita Nikolla, Ministre Arsimit: “Të dashur kolegë mësues, siç e shikoni edhe unë jetoj si ju..”
1. Paga si ministre Paga: 1 725 239 lekë.
2. Honorare si bashkautore tekstesh në masën 63 000 lekë.
3. Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare 
4. Bashkëshorti: paga në Universitetin Politeknik 1.128. 000 lekë.
5. Bashkëshorti: pagesë si pedagog i jashtëm në Albanian University 320 000 lekë.
6. Bashkëshorti: pagesë si pedagog i jashtëm në Fakultetin e Shkencave të Natyrës 118 000 lekë.
7. Bashkëshorti: pagesë si profesor i ftuar në Maqedoni 3 520 euro.
8. Bashkëshorti: pagesë për leksione në Doktoraturë 243 000 lekë.
9. Bashkëshorti: pagesë orë suplementare 51 000 lekë.
10. Bashkëshorti: honorar si anëtar i Këshillit të Fakultetit 67 000 lekë.
11. Kthim i huasë pa interes, në masën 1. 000 000 lekë.
12. Bashkëshorti: detyrim të pashlyer në vlerën 930 483 lekë për një kredi në bankë të nivelit të dytë më afat shlyerje 10 vjet e interes 10% në vit.
13. Bashkëshorti: detyrim të pashlyer në vlerën 6 000 euro për një hua pa interes marrë zotit Rasim Hidri.
Prokuroria – Drejtësia
Adriatik Llalla, Prokuror i Përgjithshëm: Vetëm me dy paga
1. Paga, Prokuror i Përgjithshëm: 2. 014. 362 lekë.
2. Bashkëshortja: Paga si mjeke 553. 521 lekë.
Zhezair Zaganjori, Kryetar i Gjykatës së Lartë
1. Paga si Anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe Kryetar i Gjykatës së Lartë: 2. 042 000 lekë.
2. Të ardhura në vlerën 1.703.000 lekë nga mësimdhënia Fakulteti Drejtësisë, Instituti Europian, Shkolla e Magjistraturës dhe Zyra e Komisionerit kundër Diskriminimit.
3. Të ardhura në vlerën 17 000 euro nga mësimdhënia në Universitetin Europian të Tiranës.
4. Të ardhura në vlerën 126 000 lekë nga mësimdhënia në Universitetin Luarasi.
5. Të ardhura në vlerën 1 985 euro nga bashkëpunimi me fondacione të huaja.
6. Të ardhura në vlerën 202 500 lekë nga bashkëpunimi me fondacione të huaja.
7. Të ardhura si Këshilltarë/Anëtarë Bordesh 
8. Interesa bankare në vlerën 203 euro nga depozita në valutë.
9. Interesa bankare në vlerën 1 690 euro nga depozita në valutë.
10. Interesa bankare në vlerën 50 000 lekë nga depozita në bankë të nivelit të dytë.
11. Qira në vlerën 432 000 lekë, pjesë e regjimit martesor.
12. Të ardhura nga libri “Jurisprudencë dhe Praktikë Ndërkombëtare” në vlerën 120 000 lekë.
13. Bashkëshortja: interesa bankare në vlerën 280 000 lekë.
14. Bashkëshortja: interesa bankare në valutë në vlerën 333 euro.
15. Djali: interesa bankare në vlerën 40 000 lekë.
16. Bashkëshortja: të ardhura si notere 943 000 lekë.
17. Djali: paga si specialist në Zyrën e Komisionerit kundër Diskriminimit 247 328 lekë.
18. Të ardhura në vlerën 119. 000 lekë nga anëtarësia në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.
Admir Thanza, Gjykata e Lartë 
1. Paga si Gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese: 707 378 lekë.
2. Paga si Gjyqtar i Gjykatës së Lartë: 1 147 556 lekë.
3. Të ardhura nga mësimdhënia pranë Fakultetit të Drejtësisë në UET: 1 782 euro.
4. Të ardhura si ekspert në trajnimet në Shkollën e Magjistraturës 40 000 lekë.
5. Të ardhura nga mësimdhënia pranë Fakultetit të Drejtësisë Justiniani i Parë 44 311 lekë.
6. Të ardhura nga interesa bankare dhe të kredidhënies Interesa në vlerën 275 672 lekë nga Bonot e Thesarit pranë Bankës së Shqipërisë, pjesë e regjimit martesor.
7. Bashkëshortja: xhiro vjetore nga ushtrimi i aktivitetit privat të noteres: 5 132 369 lekë.
8. Të Ardhura nga Detyrime të Shlyera nga të Tretë Detyrime paguar nga të tretë për pagesa kalimtare 235 343 lekë.
9. Detyrime të paguara në vlerën 10.000 euro, kontratë sipërmarrje 55.000 euro për një pasuri të paluajtshme në Durrës me sip. 99.55 m2, pjesë e regjimit martesore.
Adrian Nuni, Gjykata e Lartë
1. Paga dhe shpërblime si Anëtar i Gjykatës së Lartë 1 685 436 lekë.
2. Pagesa nga mësimdhënia pranë Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës 2 496 186 lekë.
3. Pagesa nga mësimdhënia dhe trajnimet pranë Shkollës së Magjistraturës 171 000 lekë.
4. Pagesa nga mësimdhënia, Fakultetit të Ekonomisë në UT: 129. 600 lekë.
5. Pagesa nga mësimdhënia pranë Universitetit Beder 245 000 lekë.
6. Pagesa nga mësimdhënia pranë Universitetit Europian 1 300 euro.
7. Bashkëshortja: paga e shpërblime dhe pension suplementar pranë Avokatit të Popullit: 826, 880 lekë.
Artan Zeneli, Gjykata e Lartë
1. Paga dhe shpërblime si Anëtar i Gjykatës së Lartë: 1 685 436 lekë.
2. Anëtar i Bordit Drejtues të Zyrës së Administrimit të Buxhetit Gjyqësor 18 873 lekë.
3. Bashkëshortja: paga e shpërblime pranë Raiffeisen-Bank: 7 683 415 lekë.
3. Detyrime të papaguara: 123 916 euro për një kredi në valutë në bankë të nivelit të dytë.
4. Detyrime të papaguara: 14 865 euro për një kredi në valutë në bankë të nivelit të dytë.
Kryebashkiakët
Sotiraq Filo, kryebashkiaku i Korçës: Ia kalon edhe Peleshit, 18 llogari bankare të vendosura me… 2 paga mujore!
1. Shtëpi banimi me sip. trualli 352 m2 dhe sip. ndërtese 100.5 m2, në Korçë, me vlerë 12. 792. 250 lekë. Pjesa është 50%.
2. Depozitë bankare në vlerën 1 158 377 lekë, e krijuar nga paga.
3. Llogari rrjedhëse në vlerën 401 958 lekë, e krijuar nga paga.
4. Llogari rrjedhëse me vlerën 1 576 115 lekë e krijuar me të ardhurat nga shitja e dyqanit.
5. Depozita bankare totale në vlerën 48 894 euro, të krijuara me të ardhurat nga shitja e dyqanit.
6. Llogari rrjedhësë në vlerën 767 935 lekë e krijuar nga të ardhurat si Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të Ujësjellës-Kanalizime-Korçë sha.
7. Llogari rrjedhësë në vlerën 923 euro e krijuar nga të ardhurat si Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të Ujësjellës-Kanalizime-Korçë sha.
8. Depozitë bankare në vlerën 2 450 115 lekë e krijuar nga të ardhurat e shitjes së dyqanit.
9. Kartë krediti me limit përdorimi 1500 euro.
10. Depozitë bankare në emër të bashkëshortes me vlerë 2 343 050 lekë, e krijuar me të ardhurat nga paga dhe interesat bankare.
11. Depozitë bankare në emër të bashkëshortes në vlerën 1978 euro, e krijuar me të ardhurat nga paga dhe interesat bankare.
12. Depozitë bankare në emër të bashkëshortes me vlerë 110 712 euro, krijuar me të ardhurat nga paga.
13. Depozitë bankare në emër të bashkëshortes me vlerë 842 456 lekë, e mundësuar si dhuratë nga familja.
14. Llogari rrjedhëse në emër të bashkëshortes në vlerën 166 031 lekë, e krijuar me të ardhurat nga paga.
15. Llogari rrjedhëse në emër të bashkëshortes në vlerën 11 957 lekë, e krijuar me të ardhurat nga interesat bankare.
16. Depozitë bankare në emër të bashkëshortes në vlerën 500 000 lekë, e krijuar me të ardhurat nga paga.
17. Kartë krediti në emër të bashkëshortes me limit përdorimi 50 000 lekë.
18. Të ardhura nga paga si punonjës pranë Bashkisë Korçë 780 120 lekë.
19. Të ardhura nga paga si Kryetar Bashkie për muajin Dhjetor 85 533 lekë.
20. Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të Ujësjellës-Kanalizime-Korçë sha 475 200 lekë.
20.Bashkëshortja: Paga 852. 240 lekë dhe të ardhura nga interesat bankare 88 660 lekë.
Lorenc Luka, kryebashkiak në Shkodër: Fitime me punë, me dhurata nga babai dhe me borde
1. Të ardhura nga paga si Kryetar Bashkie 1 608 000 lekë.
2. Të ardhura nga dietat për projektin “Marubi” 75 925 lekë.
3. Të ardhura nga bonuse për transportin si Kryetar Bashkie 540 000 lekë.
4. Të ardhura si anëtar i Këshillit të Qarkut 58 500 lekë.
5. Të ardhurat si anëtar i Bordit të Punësimit i Këshillit të Qarkut Shkodër 11 250 lekë.
6. Të ardhurat si anëtar i Këshillit të Administrimit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” 14 400 lekë.
7. Të ardhurat nga interesat bankare të depozitave në lekë 140 605 lekë.
8. Të ardhura nga interesat bankare të depozitës në dollarë 20.84 $.
9. Të ardhura nga interesa bankare 500 euro nga kuotat (aksionet) e fituara te hotel Turizmi nga babai në vlerën 44 945 euro.
10. Bashkëshortja: të ardhura nga paga 1 023 150 lekë.
Artan Shkëmbi, kryebashkiak i Pogradecit: U zhyt në varfëri nga ky post, ndaj dha dorëheqjen!
1. Paga dhe shpërblime si Kryetar Bashkie: 818 640 lekë.
2. Të ardhura nga bonusi për transportin si Kryetar Bashkie 360 000 lekë.
3. Të ardhura nga dhënia me qira e ndërtesës së shkollës “Rilindja” 7 200 000 lekë.
4. Të ardhura nga dhënia me qira e një apartamenti në Tiranë 720 000 lekë.
5. Bashkëshortja: të ardhura nga paga si drejtore shkolle 540 000 lekë.
6. Shitje automjeti për vlerën 32 500 euro.
Shefki Çota, kryebashkiak në Librazhd: “Beu” i një qyteti të vogël, me të ardhura të mëdha
1. Apartament, me vlerë të deklaruar 449 904 lekë, përfituar nga Enti i Banesave me privatizim dhe kompesim. Zotërim 100%.
2. Truall me sipërfaqe 205 m2 dhe sip. ndërtese 120 m2, me vlerë 8 817 000 lekë. Zotërim 100%.
3. Truall me sipërfaqe 250 m2 dhe sip. ndërtese 30 m2, me vlerë 4 291 125 lekë.
4. Automjet me vlerë 1 580 000 lekë, blerë në vitin 2009, në pronësi 100%, siguruar nëpërmjet të ardhurave nga biznesi para ushtrimit të detyrës si Kryetar dhe të ardhurat nga qiraja.
5. Të ardhura nga paga si Kryetar Bashkie 700 392 lekë.
6. Të ardhura nga bonuse transporti si Kryetar Bashkie 360 000 lekë.
7. Të ardhura si anëtar i Këshillit të Qarkut 128 700 lekë.
8. Qiradhënia në bashkëpronësi e një pike karburanti në Librazhd, në vlerën 194. 4 000 lekë.
9. Të ardhurat nga aktiviteti privat i bashkëshortes 405 000 lekë.
Ilir Çela, kryebashkiak i Ballshit: Prej varfërisë që e ka pllakosur, ka shitur 2 makina për 30 milion lekë
1. Të ardhura nga paga si Kryetar Bashkie 681 405 lekë.
2. Të ardhura nga bonusi për transportin si Kryetar Bashkie 300 000 lekë.
3. Të ardhura si anëtar i Këshillit të Qarkut 23 700 lekë.
4. Bashkëshortja: të ardhurat nga paga 499 134 lekë.
5. Të ardhura nga shitja e dy automjeteve në pronësi 100%, në vlerat 2. 150 000 lekë dhe 900 000 lekë.
Tërmet Peçi, kryebashkiak në Tepelenë: E “nxjerr” muajin, vetëm me pagat!
1. Të ardhura nga paga si Kryetar Bashkie 709 578 lekë.
2. Të ardhura si anëtar i Këshillit të Qarkut 46 800 lekë.
3. Bashkëshortja: të ardhura nga paga 472 214 lekë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Hysen Osmanaj, anëtar në KQZ
1. Paga, Anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve: 1 678 534 lekë.
2. Bonuse për shpenzime transporti për shkak të funksionit 420 000 lekë.
3. Bashkëshortja: paga si infermiere pranë Autoritetit Shëndetësor Rajonal Tiranë: 332 444 lekë.
4. Vajza: paga neto nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit: 1.124 491 lekë.
5. Vajza: paga si pedagoge pranë Universitetit Ndërkombëtar të Tiranës: 69 780 lekë.
6. Vajza: interesa bankare të depozitës 118 794 lekë.
7. Djali: paga si Specialist në Agjencinë e Mbrojtjes së Konsumatorit: 537 573 lekë.
8. Detyrim i pashlyer: 32. 823 euro për një kredi për blerje apartament banimi, me principal 49 000 euro dhe afat shlyerje 15 vjet.
Vera Shtjefni, anëtare në KQZ
1. Paga si Anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve 1 678 534 lekë.
2. Paga si pedagoge e jashtme në shkollën e lartë jopublike “Justicia” 90 000 lekë.
3. Paga si pedagoge e jashtme në shkollën e lartë jopublike “Gjon Buzuku” 94 032 lekë.
4. Bonuse për shpenzime transporti për shkak të funksionit 420 000 lekë.
5. Interesa në vlerën 103 362 lekë nga riinvestime në ankandin e bonove të thesarit të Bankës së Shqipërisë.
6. Interesa në vlerën 57 375 lekë nga riinvestime në ankandin e bonove të thesarit të Bankës së Shqipërisë.
7. Interesa në vlerën 36 028 lekë nga pjesëmarrje në ankandin e Bankës së Shqipërisë për blerje bono thesari.
Ja 17 shtetarë, që nuk e deklarojnë anëtarësinë në borde
1. Ilir Beqja: 9 borde
2. Damian Gjiknuri: 7 Borde
3. Niko Peleshi: 8 borde
4. Erjon Veliaj: 8 borde
5. Shkëlqim Cani: 8 borde
6. Milena Harito: 7 borde
7. Eglantina Gjermeni: 7 borde
8. Ervin Mete: 6 borde
9. Mimi Kodheli: 5 borde
10. Koli Bele: 5 borde
11. Alban Zusi: 5 borde
12. Arbian Mazniku: 5 borde
13. Klajda Gjosha: 4 borde
14. Engjëll Agaçi: 4 borde
15. Milva Ikonomi: 7 borde
16. Dorjan Duçka: 5 borde
17. Edmond Haxhinasto: 8 borde
Sigal