Fshehu pasurinë, KLD pezullon gjyqtarin e Elbasanit Qani Hasa

490
TIRANË – Këshilli i Lartë i Drejtësisë pezulloi nga detyra gjyqtarin e Elbasanit Qani Hasa pas akuzave të artikuluara nga Prokuroria për shpërdorim detyre dhe fshehje të pasurisë. Ishte ministri i Drejtësisë Nasip Naço i cili në nisje të mbledhjes së kësaj të marte kërkoi pezullimin e tij.
Me këtë vendim, Hasa nuk ka të drejtë të ushtrojë më funksionin e gjyqtarit deri ne perfundim te hetimeve ndaj tij. 
Hasa u pezullua më 8 maj së bashkë me prokurorin Petref Asllani për llogari të hetimeve që kryhen ndaj tyre, nën akuzë se kanë mashtruar me deklarimin e pasurisë nëpërmjet kontratave fiktive të shit-blerjes. 
Sigal