Fshehu pasurinë, ILDKP kallëzon penalisht deputetin Arben Ndoka

410
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) ka kallëzuar penalisht deputetin Arben Ndoka. Sipas ILKDP, pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij ka rezultuar se fshehje pasurie, deklarime të rreme të interesave private dhe mungesë burimesh të ligjshme financiare në shumën rreth 1.5 milionë euro. Ndërkohë, deputeti Ndoka ka refuzuar ftesën e ILDKPKI, duke mos u paraqitur për të dhënë shpjegime e dorëzuar dokumentacionin justifikues lidhur me burimin e krijimit të pasurive të tij. Në këtë mënyrë, ky është deputeti i dytë që shpërfill ligjin dhe institucionet ligjzbatuese të shtetit. Nga ana e saj, ILDKP ka kërkuar një hetim të plotë e të gjithanshëm nga Prokuroria, për të zbuluar nëse ka edhe vepra të tjera penale.
Sigal